• |
ide | kryesore

Lëvizte i armatosur, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur, është arrestuar nga Policia e Tiranës. Gjatë kontrollit fizik shtetasit me iniciale M.H iu gjet një armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Ai u kap në flagrancë zonën e Selitës në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Mesnata”.  Qarkullonte me automjet, i armatosur, vihet në pranga 23-vjeçari.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë. Në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *