• |
ide | kryesore

Goditet një grup i trafikut të drogȅs në Greqi/ Arrestohet edhe një shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
grup



Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në zona të ndryshme të Atikës gjatë të cilit është çmontuar një grup kriminal me shumë anëtarë. Mediat greke raportojnë se është sekuestruar rreth 9 kilogramë heroinȅ.

Sipas të njëjtave burime gjatë këtij aksioni janë arrestuar 7 persona, mes tyre edhe një shqiptar. Ky grup kriminal operonte edhe në qytetet e Volosit dhe Selanikut. Policia tha se hetime për këtë çështje kanë nisur që prej fillimit të muajit mars kur u arrestua një 32-vjeçar, vëllai i kokës së rrjetit. Atij iu gjetën 2 kg heroinë dhe një sasi kokainë.

Anëtarët e grupit kriminal kishin lidhje familjare dhe miqësore me njëri-tjetrin. Në momentin e arrestimit, autoritetet konfiskuan heroinën, një pjesë e së cilës ishte fshehur në pjesë të ndryshme makinash.

U sekuestruan dy pistoleta, gëzhoja, pajisje laboratorike për kultivimin e kanabisit, materiale për paketimin e drogës, një shumë parash dhe 4 celularë të përdorur për negociatat mes tyre.

Vijojnë hetimet për të zbuluar gjithë personat e përfshirë në këtë organizatë kriminale dhe veprimtarinë e tyre. Mes drejtuesve të organizatës ishte edhe një 35-vjeçare që kishte 2 fëmijë të mitur. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *