• |
ide | kryesore

Ilir Beqaj refuzon mandatin e deputetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
beqaj



Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duket se e ka refuzuar mandatin e deputetit të lënë bosh nga Benet Beci në Shkodër.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa media, por vetë Beqaj nuk ka bërë ndonjë reagim publik. Sipas burimeve mediatike Ilir Beqaj, e ka dorëzuar përgjigjien e tij negative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas listës së rezultateve të vitit 2021, pas Beqajt duhet që mandati t’i kalojë Frrok Gjinit.

Emri i Benet Becit si kandidat për zgjedhjet e 14 Majit u propozua nga Damian Gjiknuri më 28 Shkurt të këtij viti. Beci e mirëpriti këtë ofertë dhe la mandatin e tij si deputet, për t’u bërë pjesë e garës elektorale për të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Hajdutet me mire rrine jashte politikes se te angazhohen ne te.Vuadhen sa vuadhen tani rrine te qete se nuk i ngacmon njeri po nuk u more me politike.Keta ja monstra speciliste kane bere -mastera-per vjedhje,mja i kane ato plus te tjerat qe u jep Drogaxhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *