• |
ide | kryesore

Në sherrin mes Mourinho e Cassano ndërhyn gruaja e Livaja: Rajcic i mjaftojnë pak fjalë t’i heshttë të gjithë

-Instant, Sport, Video
Rajcic



Iris Rajcic, gruaja e Marko Livaja, u përfshi në mosmarrëveshjen mes Jose Mourinho dhe Antonio Cassano. Ajo ka komentuar fjalët e të dyve në Instagram, për t’i dhënë fund një polemike që po zgjatet. Barezi kritikoi ashpër portugezin Mourinho për mënyrën e tij të të luajturit futboll gjatë një episodi të Bobo TV. Trajneri i Romës u përgjigj në të njëjtën mënyrë në konferencën për shtyp.

Special One me atë rast thirri në cështje edhe Marko Livaja, të cilin e ka stërvitur te Inter bashkë me Cassanon. Një replikë që mori një ndërhyrje të re nga ish-futbollisti, i cili shpjegoi se çfarë kishte ndodhur mes tij dhe sulmuesit kroat. Në fund, barezi e mbylli duke thënë: “Thuaji atij lepurushit që të thotë ka*lliqe, se është një m*t. Një tjetër figurë m*ti, përveç mënyrës se si i bën ekipet e tua të luajnë”.

Por tani në debat ka hyrë një e tretë. Në fakt, bashkëshortja e Livaja, Iris Rajcic, ka dashur të thotë fjalën e saj mbi përplasjen Mourinho-Cassano. Në profilin e saj në Instagram, Rajcic ka shpërndarë postimet mbi fjalët e trajnerit portugez dhe më pas ka dashur t’i komentojë vetë. Në një rrëfim ajo shkruan: “Deklaratat e Mourinho në konferencën për shtyp janë për duartrokitje”, të gjitha të shoqëruara me emoticone të qeshura dhe duartrokitje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *