• |
ide | kryesore

Rama del në fushatë me xhup Yamamoto, që shitet deri 1246 dollarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas 10 vitesh në pushtet, socialistët paralajmërojnë një fushatë modeste, pa pompozitet dhe pa shumë shpenzime për zgjedhjet e 14 Majit. Madje, edhe paratë që morën nga KQZ, thonë se do t’i shpenzojnë për të mbjellë pemë.

Por cili është qëllimi i vendimit për të kursyer para? U mungojnë paratë, pas 10 vitesh në pushtet? Apo duan ta zhbëjnë imazhin e politikanëve të korruptuar, që shpenzojnë miliona për udhëtime me charter dhe frekuentojnë restorantet më të famshme të botës?

Cilado qoftë arsyeja, kursimi i parave tani që nisi fushata është një truk. Dhe si çdo truk, ka të metat e tij.

Për shembull, Edi Rama u pa me një xhup të stiluar nga japonezi Yohji Yamamoto në takimin elektoral ku mori pjesë mbrëmjen e të martës, në Farkë. (Foto më lart)

Sipas një kërkimi në internet, rezulton se xhupi i Ramës shitet për 1246 dollarë (Kliko këtu), por mund të gjendet edhe me ulje, për të paktën 695 dollarë (Kliko këtu).

Ky çmim mund të jetë i përballueshëm për xhepin e një politikani, që mban prej 10 vitesh postin e kryeministrit të Shqipërisë. Problemi është se t’u flasësh punëtoreve në një fasoneri për pagat minimale 40 mijë lekë, kur vetë vesh një xhup që kushton 1246 dollarë, kjo nuk është e ndershme. Aq më pak ka kuptim të bësh një fushatë modeste dhe pa shpenzime, kur veshjet me të cilat u prezantohesh bashkëqytetarëve të tu janë sa tre herë paga minimale./Lapsi.al

https://lapsi.al/2017/11/08/edi-rama-si-model-por-brekushet-e-tij-kushtojne-1-5-milione-foto/



10 Comments

  1. ahaha cfar lajmi. Doli ne fushat me xhup.
    Lajm per gomeret.
    Filloni gomere , filloni . Pellisni.
    1246 $ ! 1246 $ ! 1246 $ ! 1246 $ !

  2. Media kazan… merren me ca vesh tjetri… si ne kohen e Dulles. 👎

    Nderkohe tjetri eshte Kryeminister dhe Artist i suksesshem me vepra te shitura ne mbare boten… 🖼

    Shkoni merruni me Arbanen tani pse veshi fustan Prada te shtunen… 😒

  3. Me kshu artikujsh doni me ardh ne pushtet, Rames as nuk i rruhet fare ca xhupi vesh efhe te ishte mall kinez, na ndenjur 10 vjet me xhupa te falme te Juves e Lacios

  4. I KA NGA KURSIMET E LINDES, E KUSURI NE BANKAT OFSHOR, MOS HARRONI DEKLARATEN E PERFAQESUESIT TE OSBEse200,000 MILION QE SA HIKU NGA BASHKIA. PO KETO VJET , QE CDO DITE I NUMUROHEN ABUZIMET E VJEDHJET SKANDALOZE, KU VENE PARATE, PRANDAJ I TAKO NJI KM HAJDUT AJO VESHJE, BILE EDHE ME SHUME. POR KET KOMENTUESIT PATRONAZHISTE TE SEKTIT, SI SERVILE, LANGOJ PAS ULKONJES QEVERITARE, MBROJNE BANDITIN E HORRIN POLITIK TE DISKRETITUAR. NUK KA ME TURP, ME TE TERA KETO NJOLLA TE PA RIPARUESHME.

  5. MIRËMËNGJES!

    Pa P.P.P. Si ju kam thene vete ne Llogari deri dje kisha plot 3.000 dollar $.

    Me P.P.P. E pate edhe vete Xhupin e bukur Yamamoto 1.246 dollar $.

    Pa P.P.P. Pra per Brekushet me kane mbetur vetem 1.754 dollar $.

    HA HA HA HA HA HA …

  6. Putin doli te justifikonre luften me Loro Piana ky i yni me yamamoti. Ku esht problemi???? Sikur ka ardh ne pushtet per popullin e nga populli; nuk mund te hypesh ne charter i veshur normal…

  7. Aman ore ju te Lapsit. KM qenka kursimtar i madh me nje xhup 1246 euro kur edhe Mazniku

    perlan me nje kafshate biftekun 1000 euro dhe sa bifteke jane dashur per te ngopur barkun e madh te

    Maznikut e maznikeve. Kurse Rama qe ka pasuri miliarda euro po ti doje b…tha leter higjenike ,1246

    euro per nje “vakt” as nuk ia ndien fare.

  8. pse santosi ta vishte kete xhupin.une kam fuqin e psikopatin.binom fantastik e kur ke edhe kurven sorros,behesh edhe trim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *