• |
ide | kryesore

Reuters nxjerr dokumentin sekret/ Vuçiç po e tradhëton Moskën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Serbia merr urdhra nga Rusia për Kosovën!



Rrjedhja e dokumenteve sekrete të administratës amerikane në platformën e mediave sociale Discord ka zbuluar Serbia ka rënë dakort që të armatosënjë Ukrainën. Qeveria e Beogradit është e vetmja që nuk ka pranuar të saksionojë Rusinë për luftën në Ukrainë. Por agjensia Reuters shkruan se nga një pjesë e dokumenteve të bëra publike rezulton se Serbia ka rënë dakort që të furnizojë me armë Kievin. Dokumenti në fjalë, sipas Reuters, mban titullin “Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë”, dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropiane përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit. Malta dhe Austria ishin të vetmet vende që kishin refuzuar në mënyrë kategorike që të ofronin çdo lloj ndihme të kërkuar. Dokumenti mban datën 2 mars dhe shënimin ‘sekret’ që ndalon shpërndarjen e tij. Janusz Bugajski, një ekspert i Evropës Lindore me Fondacionin Jamestown, tha se nëse ky dokument është i saktë, tregon dyfytyrësinë e Vuçiçit ndaj Rusisë ose faktin që ai është nën presion të madh nga Uashingtoni për të dorëzuar armë në Ukrainë.

Në total janë zbuluar 53 dokumente të klasifikuara të SHBA-së që janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse Wagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.



1 Comment

  1. Jo nuk ka mundesi, Serbet te tradhetojne baben e tyre biologjik?!Apo harrova, ata kane vrare historikisht(jo vetem ne rastin Panda) edhe bijte e tyre vetem sa per tia lene fajin e per t’ia prish imazhin shqiptareve e jo me te tradhetojne dike(kedo) qe nuk e kane problem. Por nje gje nuk kupton ky komb budalle, pervec se kriminel: cdo te ndodhe pasi te ndahen nga ruset?Pse gjithe ky insistim qe ti kerkohet nje shteti te parendesishem e te plakur, ne zhdukej e siper, si Serbia qe te prishet me ruset?Se mos ndoshta egziston nje plan qe te shperbehet serbia sa me pare, edhe me pare se sa pani i meparshem, dhe duan qe Rusia mos te pengoje,as moralisht se tani ska as fuqi? Nqs per Kosoven luftuan me ngulm shtetet kryesore per ta cliru nga serbia, imagjino sa me te perkushtuar do jene Gjermania dhe shtete e tjera evropiane per ta cliru Vojvodinen,e per ta largu kufirin serb sa me larg nga vetja. Serbet po futen ne nje kurth te papare, dhe as spo e kuptojne,ne fakt e kuptojne por bejne sikur se kuptojne ngaqe skane fuqi te kundershtojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *