• |
ide | kryesore

Pa tifozë e në fushë asnjëanëse: Disiplina trondit shpresat e KF Egnatia për arritjen historike në Europë

-Instant, F1, Sport
Egnatia



Egnatia tronditet dhe merr një goditje të fortë në ambicjen për tu prezantuar për herë të parë në histori në kompeticionet e UEFA-s. Klubi rrogozhinas, i treti dhe 6 pikë larg Partizanit të vendit të dytë, e ka pësuar për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre. Paralajmërimi i bërë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF më parë, nuk bëri punë. E kështu pas ndeshjes me Partizanin ka ardhur sanksionimi i rëndë nga Disiplina. Duke qenë përsëritëse, sjellja e tifozëve të Egnatia është ndëshkuar “me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve për sezonin futbollistik 2022-2023 pa tifozë dhe në fushë asnjanëse”.

Lexo më tej: Video/ Zejnullai në shtesë i heq fitoren Partizanit nga duart: Mba nuk mjafton, Egnatias i anulohet një gol

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë

KF Egnatia, e pëson për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur. Në vijim të vendimit Nr. 30 datë 30.03.2023, në bazë të neneve 63, 64/2 dhe 64/5 të KDS, klubi dënohet me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve për sezonin futbollistik 2022-2023 pa tifozë dhe në fushë asnjanëse.

Zyrtari i KSSH Veleçiku, Nuri Rexha, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *