• |
ide | kryesore

Ende pa çadër, artistët e Cirkut Kombëtar kanë tashmë një drejtues

Arkiva



Megjithëse ende nuk e kanë një çadër apo godinë për të kryer aktivitetin e tyre, artistët e Cirkut Kombëtar e kanë tashmë një drrjtues. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klajd Ymeri është emëruar drejtor i ri i Cirkut Kombëtar.

“EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR- Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Z. Klajd Ymeri emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”,’– thuhet në vendimin e qeverisë.

Artistët e Cirkut Kombëtar nuk kanë ende një ambient për aktivitetin e tyre që pasi iu kërkua që të lironin truallin. Zyra e përmbarimit, kërkoi uljen e çadrës, si dhe vendosi bllokimin e buxhetit të cirkut, duke i lënë ata pa skenë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *