• |
ide | kryesore

Zhang, kreditorët e Hong Kong vendosin në rrezik Inter: presidenti zikaltër duhet t’i kthejë 255 milionë dollarë borxh

-Instant, Sport
Zhang



Probleme të reja të mundshme vijnë nga Hong Kongu për Steven Zhang. China Construction Bank dhe gjashtë kreditorë të tjerë duan të rikuperojnë 255 milionë dollarët e huazuara për presidentin e Inter. E për ta bërë këtë synojnë edhe asetet e tij italiane, ku përfshihet edhe klubi zikaltër.

Sipas Milano e Finanza, kreditorët kinezë janë gati të bëjnë një kërkesë për njohjen në Itali të dënimit të gjykatës së Hong Kongut. Kjo në lidhje me padinë e ngritur për të rikuperuar rreth 250 milionë euro dhe një obligacion që Zhang kishte garantuar personalisht. Seanca dëgjimore në Milano ishte caktuar për 8 mars, por u shty për 19 prill.

Lexo më tej: Tre muaj burg për Zhang: detyrimet e papaguara mund ta çojnë presidentin e Inter pas hekurave në Hong Kong

Në total janë shtatë institucione bankare kineze që kanë kredi ndaj Steven Zhang, mbi të gjitha China Construction Bank. Nëse vendimi i Hong Kongut do të zbatohej edhe në Itali, kreditorët do të kishin të drejtë të merrnin në dorë të gjitha asetet italiane që i atribuohen Zhang. Përfshirë klubin e Inter, duke bërë të mundur kështu rikuperimin e parave të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *