• |
ide | kryesore

Shqiptari para Gjykatës në Angli: Po kam trafikuar njerëz me gomone

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tragjedi, Britani, Angli, OKB,



Një shqiptar ka pranuar në gjykatë rolin e tij si trafikant personash me gomone, në një rrjet kontrabandë, ku koordinonte disa lëvizje midis Britanisë dhe Evropës kontinentale.

Banet Tershana së bashku me tre shqiptarë të tjerë dhe një irlandez, të cilët e kanë mohuar veprën, kanë përdorur gomone për të transportuar emigrantë nga Belgjika në Margante, Kent, vitin e kaluar, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit.

51-vjeçari pranoi në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Nottingham Croën (NCA) të hënën, të mbajtur në Gjykatën e Magjistraturës së Nottinghamit se kishte komplotuar për të shkelur ligjin e imigracionit, shkruan BBC News.

Shqiptarët Arsen Feçi, 44 vjeç, Klodian Shenaj, 48 vjeç, Jetmir Myrtaj, 44 vjeç dhe irlandezi Desmond Rice, 46 vjeç, të cilët mohuan të njëjtën akuzë do të përballen me akuzat në të njëjtën gjykatë më 24 korrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *