• |
ide | kryesore

Fushata nis me vrasjen e këshilltarit bashkiak në Shëngjin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Nikulaj



Në Shëngjin njihej si biznesmen dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit ku ishte bërë pjesë me logon e PSD-së së Tom Doshit, por edhe si i arrestuar për armëmbajtje pa leje para shumë vitesh. Ekzekutimi i Ardjan Nikulajt ka tronditur qytezën e vogël të Shëngjinit, që pret hapjen e sezonit turistik, ndërsa është përfshirë nga ethet e fushatës për 14 Majin.

Mënyra se si u vra 50-vjeçari la gjurmë për shkak të pamjeve që u shpërndanë në media. Në foton e shkëputur nga kamerat e sigurisë duket momenti tragjik i krimit, si të ishte një skenë filmi.

Viktima është ulur me një kafe përpara. Qëndron ende në tryezë, ndërsa sheh përballë vrasësin, Ky sapo ka hyrë. Në këmbë përballë viktimës, është i maskuar me një skafandër motori, maskë anti-covid dhe një jelek fostoreshent, i ngjashëm me motorristët që sapo kanë sjellë një porosi.

Drejt 50-vjecarit ka ngritur pistoletën. është momenti i fundit i jetës se Ardjan Nikulajt, që u qëllua me 7 plumba. Një prej tyre e ka kapur në ballë duke e lënë të vdekur në vend. Mes vrasësit dhe viktimës, në foto duket vjehrri i viktimës, i cili nuk ka marrë asnjë lëndim.

Jashtë lokalit, vrasësi u largua me motorr dhe i humbi gjurmët policisë.

Restoranti është në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit.

Hetimi për hasmëritë e vjetra në Lezhë

Ardian Nikulaj kishte ndërruar emër. Ai njihej edhe si Ardian Marku dhe prej kohësh lëvizte me makinë të blinduar. I ruhej një goditjeje për shkak të hasmërisë së vjetër apo konflikteve në biznes. Këto janë edhe pistat e hetimit për momentin nga oficerët e policisë gjyqësore.

Menjëherë pas vrasjes, policia kreu kontrolle në banesat e familjes Palaj në Lezhë. Dyshohet se krimi sot ka të bëjë me një gjakmarrje që ka nisur rreth 20 vite më parë, kur ka mbetur i vrarë vëllai i Ardian Nikulajt. Disa vite më pas, në atentat janë vrarë dy anëtarë të familjes Palaj, që u pasua me vrasjen e vëllait të dytë në familjen Nikulaj.

Në 2021, Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Social-Demokrate me kryetar Tom Doshin. Prej 2019-ës ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe rikandidonte sërish për në këshill në zgjedhjet e 14 Majit. Më herët ka mbajtur disa poste në administratën lokale si drejtor i OSHEE-së dhe ALUIZNIT./Lapsi.al



16 Comments

    1. Dje u shkrua se u vra biznesmeni Lezhian, kur sot po shkruhet se u vra keshilltari Bashkiak.
      Ah politika eshte kurv_e .
      Te ben ta shohesh realitetin me syzet politike qe te interesojne , jo ashtu sic eshte ne realitet.

    2. Kjo, qe ka ndodhur ne Lezhe eshte dita me e zez e Kombit Shqiptar.
      Pasiguria ka aritur kulmin jo per vrasjen sepse vrasje kan ndodhur dhe do te ndodhin porre largimi i autorit.

      Autori largohet nga vendi i ngjarjes i qete me nje motor 50 kubik ku shpejtesia e tje varion diku te 30 apo 40 km ne ore dhe pershkrhet nje gjatesi rruge 15 apo 20 km ne vije te drejt dhe rruge kryesore pa u shqetsuar fare kjo eshte e paimagjinueshme.
      Kjo gje duhet hetuar crethana shpjegon Policia e Lezhes dhe a eshte e perfshire ne kete njegjarje.

    1. Nuk është e thënë meqenëse ju kafshët e “zbutura” keni 30 vite që hani mutin e Saliut t’ia servirni atë të tjerëve.

  1. Fillimisht u pranua si komunist dhe anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, ku bëri karierë të suksesshme deri në vitin 1990.

    Partia e dytë do të ishte Partia Demokratike prej së cilës u bë president dhe dy herë kryeministër.

    Pas përjashtimit nga PD si person “non grata” nga aleati strategjik i saj SHBA dhe si përfaqësues i pjesës së errët të partisë dhe Shqipërisë, LSI, do të jetë partia e tretë ku Sali Berisha në moshë të thyer po aderon.

      1. Berishës ti rruash koqet ti o Comte që shan komunistët. Komunistët me në krye Berishën do të fitojnë.
        Sepse janë grusht të bashkuar. Komunisti Tritan Shehu, komunisti Edmond Spaho, bijtë e komunistëve Edi Paloka, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Klevis Balliu nuk mposhten kurrë.
        Poshtë i përndjekuri politik Enkelejd Alibeaj !

  2. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Armik Shqipërisë.Më vjen për të vjellë për Kryetarin e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi që futi përsëri në Parlament gangsterin Tom Doshi duke ja shitur më pas edhe Partinë.Ka një rast të dytë si ky në Botë,se Pablo Escobar deri Këshillin Bashkiak të Medellin arriti?Djemt e Tom Doshit janë implikuar me armë dy herë(herën e fundit plagosën një Polic),por nuk janë dënuar dhe as arrestuar në asnjë rast.Ikën në drejtim të paditur,u lanë në harresë dhe nuk dënohen se kanë Baba milionerin dhe supergangsterin politikan që nuk ka qenë në Gjimnaz por ka dipllomë!

  3. Jam nga Lezha. Ketu flitet qe e ka vrare Sali Berisha. Ka derguar nje nga vrasesit e tij ne Shkoder. Llafe jane, por keto jane llafet.

    1. O “Lezhjan” nga Mallakastra: Llogjika te con qe dikush vret dike qe i ka dale nga rrjeshti. Ky fatkeqi ishte rilindes i Tom Doshit e Paulin Rames qe per aresye te tija kishte nderruar bindje dhe nuk mbeshteste mafiozin Pjerdhin Ndeeu, dhe e pesoi.

  4. Ironia është qe shumë prej atyre qe shkojnë si dallkauker mbrapa Saliut, te shajnë “komunist” po shave Saliun, edhe pse nuk ke qenë asnjehere komunist. Ti mbase nuk e ke votuar asnjehere PS-ne, (as Saliun ama), dhe ndoshta nuk voton as per Ramën. Ama, je komunist. Pyetje: Sa i trashë duhet te jesh të shkosh mbrapa Saliut? Pergjigje: Nuk ka meter qe ta masë trashesinë. Ndersa per Metën, pyetja është se sa i ndyrë duhet të jesh të shkosh mbrapa Metës. Per Ramën: “Sa fatkeq duhet të jesh të shkosh mbrapa Ramës?” Pergjigje: “Aq fatkeq sa të kesh Saliun dhe Metën ne opozitë.” Oh, se harrova Aldo Bumçin – kampioni i gomereve të Salës. Aldo Bumçin e sfidon vetem Nard Ndoka. Do thoni ju që është edhe Nul Noka. Po është edhe ai, por ai është vetem idiot. Këta të dy janë idiotë me permasa biblike.ate qe salihu ka bere ne cdo zgjedhje,duke perjashtuar 92 o shpellkare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *