• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga në Poliçan/ Humb jetën 15-vjeçari, plagosen 3 fëmijë të tjerë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
20 aksident rruga, Aksident, Tepelenë



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën rurale të fshatit Plirëz në hyrje të qytetit të Poliçanit. Policia njoftoi se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi. Për pasojë ka humbur jetën një person ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se viktima është Afisaldo Zylyftari, pasagjer në mjet rreth 15 vjeç. Drejtues i automjetit tip “Alfa Romeo” ka qenë Françesko Zylyftari edhe ky vetëm 15 vjeç. Të plagosura kanë mbetur edhe dy vajza ‘të mitura, 14 dhe 16 vjeçe.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e mjekëve. Burime në vendin e ngjarjes thanë se i mituri humbi kontrollin e mjetit. Nuk dihet në ç’rrethana ai kishte marrë një automjet. Një grup hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *