• |
ide | kryesore

Berisha flet për ikjen e njerëzve nga stadiumi në çeljen e fushatës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e së premtes për ceremoninë e çeljes së fushatës zgjedhore një javë më parë në stadiumin “Air Albania”. Ajo që shkaktoi mjaft reagime ishte zbrazja e stadiumit në fund të tubimit, pikërisht kur po fliste Berisha.

I pyetur për këtë në emisionin “Zonë e lirë”, Berisha tha jo dhe shtoi se ishte e kuptueshme që njerëzit u mërzitën nga koha e gjatë e qëndrimit në stadium. Berisha tha se strategjia ishte që të fitonin kohë televizive kandidatët për bashkitë.

“I zhgënjyer? Absolutisht jo. Ai takim kishte tjetër qëllim. Të fitoja kamera. Qëllimi ishte për mua që ata kandidatë të kishin mundësinë t’i adresoheshin shqiptarëve. Unë kisha si synim audiencën e kamerave, doja që kandidatët tu drejtoheshin shqiptarëve, përmes kamerave për shkak të censurës që kanë në qytetet e tyre.

Nuk kishte asnjë problem për mua edhe nëse zbrazej stadiumi. Unë kam shumë respekt për ata që erdhën, por unë u flas kamerave dhe përmes tyre, u flas të gjithë shqiptarëve. Ishte strategjia ime e komunikimit. Kishin 5 orë aty. Nuk bëhen ashtu takimet me nga 5 apo 7 orë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *