• |
ide | kryesore

VIDEO/ E vërteta e sulmit me vezë ndaj Macron

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
vezë



Një video që tregon Presidentin francez Emmanuel Macron duke u goditur me vezë u bë virale në shumë rrjete sociale dhe madje disa media e publikuan si ngjarje të fundit.

Reuters ka bërë një verifikim të videos dhe raporton se ajo daton vitin 2017 dhe hedh poshtë pretendimet që e lidhin atë me protestat e nxitura nga reforma e pensioneve që Macron nënshkroi në prill 2023. Më 15 prill, Macron nënshkroi një projekt-ligj që do të rrisë gradualisht moshën për pension shtetëror nga 62 në 64 vjet.

“Presidenti i Francës Macron sulmohet me vezë gjatë një daljeje publike pas miratimit të reformës së pensioneve” – ishte titulli që shoqëronte videon duke u shpërndarë në Facebook dhe Twitter.

E vërteta është se ngjarja ka ndodhur në 1 mars 2017 kur Macron shkoi të vizitonte Ekspozitën Ndërkombëtare Bujqësore të Parisit. Në atë kohë Macron ishte kandidat për President. Ai ishte sulmuar edhe më herët me vezë në 2016, kur ishte ministër i ekonomisë i Francës. /LAPSI.al



1 Comment

  1. Ky mashtrim mediatik ku goditet Presidenti Macron me vezë , sigurisht nuk ka të bëjë me reformën e pensioneve, por me qëndrimet e fundit politike mbi rolin dhe pozicionimin e Europes në situatën aktuale dhe më tej në rendin e ri botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *