• |
ide | kryesore

Video/ Kallaku e L. Vila i japin Teutës fitoren në derbi: shuhet ëndërra europiane, Erzeni ndjen frikë mbijetese

-Instant, Sport, Video
Erzeni



Në një kampionat të çmendur, nga ëndërra europiane në luftë për mbijetesë duhen vetëm pak ndeshje për të kaluar. Po e provon në kurriz të tij Erzeni, i mundur në derbi 2-0 nga Teuta, që e arrin në renditje. Durrsakët kanë fituar bindshëm përballë shijakasve në stadiumin “Niko Dovana”, në ndeshjen e javës së 30 të Superiores. Kallaku me penallti e L. Vila vendosën ndeshjen në favor të Teutës, qe humbi edhe një 11 metërsh në fund.

Kapllani kishte menduar kundërsulmin për tiu përgjigjur presionit që Teuta do të ushtronte. E megjithatë, skuadra e Martinit nuk doli në aventurë dhe për rrjedhojë pjesa e parë prodhoi shumë pak raste. Mundësinë më të mirë e kishte Teuta, me Albion Markun. Erzeni mbylli mirë hapësirat në 45 minutat e para, por u rrëzua në të dytën. Teuta mori skenën e udhëhequr nga Kallaku e L. Vila, dy njerëzit më përfaqësues të durrsakëve.

Lexo më tej: “Me një lojtar më pak, mund të fitonim”. Tetova ka rezerva për arbitrimin, por jo për rezultatin

E megjithatë u desh një prekje me dorë e topit nga Enk në zonë, për të zhbllokuar ndeshjen, Penallti për Teutën në minutën e 64′ e Kallaku nuk gabon 11 metërshin e rëndësishëm. Erzeni e ndjeu goditjen dhe pësoi golin e dytë në të 76’. Lorenco Vila dyfishoi shifrat e, në minutat shtesë, Teuta mund të bënte tris, por Çyrbja gaboi nga pika e bardhë. Nuk është se do të ndryshonte gjë në renditje, por do ishte një zhbllokim për lojtarin, që vjen nga një moment i komplikuar.

Me këtë fitore Teuta i lë provizorisht Kukësit zonën playout. Durrësakët ngjiten në vendin e 7 me 38 pikë, duke arritur Erzenin. Me 6 javë të mbetura deri në fund, lufta për mbijetesë po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *