• |
ide | kryesore

Përfundon procesi zgjedhor në veri të Kosovës, nis mbyllja e qendrave të votimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovë



Në katër komunat në veri të Kosovës kanë nisur të mbyllen qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme lokale.

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut zgjodhën sot kryetarët e rinj.

Në Zveçan dhe Leposaviq qytetarët u votua po ashtu për të zgjedhur përbërjet e reja të asambleve komunale.

Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 2.4 për qind. Procesi zgjedhor u bojkotua nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe – që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – e cila po ashtu bëri thirrje për bojkot.

Autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë pengim të procesit zgjedhor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *