• |
ide | kryesore

Përplasen dy makina në Gjirokastër, dy të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në Klos, humb jetën këmbësori, Greqi



Aksident në Gjirokastër. Mësohet se në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, janë përplasur automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç, banues në Fier.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip “Fiat” shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, janë përplasur automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion, me drejtues shtetasin F. K., 63 vjeç, banues në Fier.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë, drejtuesi i automjetit tip “Fiat” shtetasi kinez Y. Sh. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip kamion shtetasi B. K., 36 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *