• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Përforcohen motivet e vrasjes për hakmarrje

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Vrasja, Drin nikulaj, gjykata



Pas vrasjes së Ardian Nikulajt në lokalin “Coral” në Shëngjin u përfol mundësia që atentati mund të ishte i motivuar politikisht. Ekzekutimi ndodhi në 19 Prill, kur sapo kishte nisur fushata elektorale. Pas vrasjes u spekulua se Ardian Nikulaj, kryetar i PSD-së do të mbështeste kandidatin e opozitës në Lezhë dhe ishte një person me ndikim në zonë.

Por grupi hetimor duket se ka ecur në një pistë tjetër, atë të motivit për hakmarrje. Dyshimet shtohen nga lëvizjet e një shtetasi anglez që në momentin e atentatit gjendej në lokalin ku ndodhi ekzekutimi. Gazetari Elton Qyno, i Ora News raportoi se grupi hetimor ka tentuar ta marrë në pyetje shtetasin anglez, por ai kishte ikur me urgjencë nga Shqipëria.

Madje Ora News raporton se anglezi është identifikuar si shok i ngushtë me njërin nga djemtë e familjes Palaj-Lekstakaj, që prej vitesh është në gjakmarrje me Ardian Nikulajn. Qëndrimi i anglezit në Shëngjin ka zgjatur nga data 14 Prill deri në 19 Prill. Ai dyshohet se raportonte për lëvizjet e viktimës dhe pas vrasjes u largua drejt Rinasit duke përdorur dy taksi. Marrëdhënia me një nga djemtë e familjes Lestakaj dhe lëvizjet e tij ditën e vrasjes, ka bërë që policia t’u kërkojë oficerëve të kontaktit në Londër, që ai të shoqërohet dhe t’i sekuestrohet aparati i telefonit. Në Britaninë e Madhe janë dërguar rreth 10 pyetje për veprimet e dyshimta, që ai ka kryer në Shqipëri.

Disa vite më parë, Ardian Nikulaj është përfshirë në vrasjen e dy personave, Gëzim dhe Lauren Lekstakaj.

Elton dhe Klodian Lekstakaj

Vetë djemtë e familjes Lekstakaj, Eltoni dhe Klodiani kanë mohuar të kenë lidhje me atentatin e 19 Prillit, ku mbeti i vrarë 51-vjeçari. Në një reagim për Euronews Albania, Elton dhe Klodian Lestakaj, thanë se nuk kanë lidhje me vrasjen në Shëngjin.

“Nuk kemi çfarë themi më shumë nga ajo ç’ka kemi kërkuar 7 vite më parë, aq më tepër që s’duam të ngjallim emocione negative në këtë rast të freskët. Edhe pse ngjarja ka ndodhur e nuk kemi përgjegjësi, ne sërish do kërkojmë sërish hetim të ngjarjes deri në fund. Nëse shteti shqiptar na garanton jetën me status dëshmitarësh, ne vijmë e përballemi në gjykata. S’kemi dashur kurrë gjak, as nuk duam, duam drejtësi në dosje. Nëse shteti shqiptar na thërrret për hetim ne vijmë menjëherë”– deklaruan ata. Shtatë vite më parë, Elton dhe Klodian Lekstakaj akuzonin vëllezërit Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e familjarëve të tyre, Lauren dhe Gëzim Lekstakaj./Lapsi.al



4 Comments

  1. “Një skenë incesti brenda familjes e ka tronditur përfundimisht fëmijën Sali Berisha dhe ka krijuar një qasje aspak normale të tij ndaj femrave” – ka vënë në dukje disa herë Haxhia, duke shpjeguar se kjo ka qenë arsyeja pse Berisha nuk ka folur thuajse kurrë për familjarët e tij.

  2. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re, por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin.

    Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë. Ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, Saliu është lindur në 1 korrik 1944.

    1. Je nje kokteil i perzier shurre italianesh te kapitulluar… qe u fshehen nder fustanin e qebure te gjyshe kurves tener fashiste … qe pastaje kur ngordhi italiani u be komutniste… bashke me nexhmien e kurvit.
      Pastaje u be spiune sigurimi zboriste
      Pastaje dhjeu nga bitha bastardin qe te ka dhier ty ramutin dhe bastardet e tjere te bandes se mallkuar mavi-tampon zakonesh i pareciklueshem.

  3. Kjo historia e gjakmarrjes me anglezë që flasin shqip duket pak e besueshme.

    Gjakmarrja sipas zakonit bëhet nga të demtuarit dhe jo nga vrasës me pagesë, se ky eshte zakoni.
    Ata që paskan qenë të dëmtuarit për rrahjen e djalit nuk e pohojnë , madje thanë se ishte një histori e mbi 3 viteve më parë.

    Gjithsesi, vrasësi i ka ikur policisë në “drejtim të paditur”, ndonese Lezha ka fatin e madh që edhe në krye të Bashkisë të ketë një polic të fortë si Pjerin Ndreu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *