• |
ide | kryesore

Megi Pojani reagon pas videos në varreza

F1, Paparazzi



Një video e Megi Pojani është bërë virale në rrjetet sociale. Në të ajo shihet duke pastruar varrin e stër stërgjyshes së saj  ndërsa tallet duke nxitur reagime jo vetëm nga ndjekësit por dhe tek personazhet publik.

Reperët Noizy dhe Stresi e kanë dënuar publikisht veprimin e saj ndërsa artistja Rozana Radi ka shprehur tronditje për situatën.  ” Të ruajtë Zoti mendtë e kokës, mendoj se nuk je mirë mendërisht.

Nga ana tjetër, Pojani ka reaguar para pak minutash duke kërkuar falje publike përmes  një shkrimi në Instagram. ” Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është  publikuar sot. Kam qenë te varri i stërstërgjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te freskëta, që varri t’i dalë në dritë. Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërstërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort.Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret nuk lidhen vetëm me kujen e lotët.

Ate moment, kur është bërë video (3 vite më parë), e kam të gjallë dhe tani. Cdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejmë te qeshë me idiotësitë tona. Kjo është shumë intime. I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë), mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur.

Jam koshiente se sa mund te lëndojë, sa jam koshiente për qellimet përse është bërë dhe publikuar kjo video – kurrë për tu tallur me personin tim të dashur. Uroj që  personazhi im në rrjete sociale mos të keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë. Kam bindje se për aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit kam treguar kush është Megi Pojani e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mëeshtetur deri tani, në jetë dhe në rrjete sociale”, tha Megi./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *