• |
ide | kryesore

Sektori u fal, por koret raciste kundër Lukaku kanë kosto: 171 përjashtime për tifozët e Juventus

-Instant, Sport
Lukaku



Janë 171 tifozë të Juventus do t’i nënshtrohen dispozitës përjashtim nga Kuestura e Torinos. Ky është rezultati i hetimit të Digos të kryeqytetit piemontez, në kuadër të luftës kundër diskriminimit racor në sport. Një punë imponuese e bërë përmes audiove dhe videove, që kanë bërë të mundur identifikimin e përgjegjësve për thirrjet raciste. Koret erdhën nga unaza e parë e Curva Sud me objektiv për sulmuesin e Inter Romelu Lukaku. Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Coppa Italia, të luajtur në stadiumin Allianz më 4 prill. Sipas raportimeve, fyerjet raciste janë nisur nga 250 persona.

Po vijojnë hetimet për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë cështje. Disa të identifikuar i përkasin grupeve ultras bardhezi. Të 171 personave në fjalë, përvec përjashtimit, u janë shtuar edhe gjobat për shkelje të rregullores së përdorimit të objektit sportiv, se intonuan kore. Për më tepër, gjatë hetimit të Digos, një episod që ndodhi në mes të pjesës së parë, u raportua në Prokurorinë Federale. Bëhet fjalë për momentin kur pothuajse i gjithë sektori i miqve ngriti korin “Liverpool, Liverpool”. Referenca e shëmtuar ishte për ngjarjet tragjike të Heysel.

Lexo më tej:Apeli e skualifikoi, FIGC e fal me rregullin e paprecedent: Lukaku do të jetë në fushë kundër Juventus

Gjatë ndeshjes Juventus-Napoli ka patur të tjera ofendime. Në shenjestër ka qenë presidenti i FIGC Gabriele Gravina, pas vetos për ‘faljen’ e Lukaku. Edhe ditën e djeshme, sipas burimeve autoritative, Prokuroria Federale sinjalizoi kore të diskriminimit territorial ndaj napolitanëve. Parullat niseshin gjithmonë nga sektori ultras, që pas ngjarjeve ndaj Inter, rrezikon një recidivizëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *