• |
ide | kryesore

Video/ Natë feste në Napoli, 10mijë tifozë në aeroport: Osimhen e Kvara të lëshuar nga “zinxhirët”

-Instant, Sport, Video
Napoli



Siguria aritmetike për të fituar titullin kampion është shumë afër dhe festa e madhe tashmë ka nisur në Napoli. Skuadra e kthyer nga fitorja në Torino ndaj Juventus u mirëprit, në orën 2.40 të mëngjesit, nga më shumë se 10 mijë persona në ekstazë në aeroportin Capodichino. Më pas, tifozët e të kaltërve shoqëruan autobusin e ekipit me mijëra skuter me tymuese dhe flamuj. Osimhen dhe Kvaratskhelia ishin më të lëshuarit nga zinxhirët. Dy protagonistët e mëdhenj të këtij sezoni, dolën nga çatia e autobusit dhe dokumentuan gjithçka me transmetime të drejtpërdrejta dhe video në mediat sociale.

Një det i vërtetë blu, antispastë e asaj që do të jetë kur titulli do të bëhet matemetik. Të dielën është mundësia e parë e vlefshme. Një turmë e çmendur nga gëzimi, aq sa autobusi i bandës së teknikut Spalletti iu deshën disa minuta për të bërë vetëm disa metra. Mes tymueseve dhe koreve, lojtarët e Napolit shijuan shfaqjen. Do të jetë një javë e gjatë në qytet, festa e trikolorit është gati.

Lexo më tej:Video/ Juventus i anulohen dy gola në fund, Raspadori i ndëshkon në shtesë: Napoli pranë titullit mes polemikave

OSIMHEN NË RRJETET SOCIALE: “ËSHTË RADHA JUAJ”

Pak orë më vonë sulmuesi nigerian Victor Osimhen lëshoi kushtrimin, duke i dhënë edhe një herë mundësinë tifozëve të Napoli për të festuar. “Të dashur tifozë, keni pritur shumë”, shkruante numri 9. Ai ka theksuar se tashmë ka ardhur koha për të festuar: “Tani është radha juaj”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victor Osimhen (@victorosimhen9)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *