• |
ide | kryesore

Video/ Juventus i anulohen dy gola në fund, Raspadori i ndëshkon në shtesë: Napoli pranë titullit mes polemikave

-Instant, F1, Sport, Video
juventus



Festë e Napolit në Torino, në fund të një ndeshje të cmendur, që nuk mund të mos gjenerojë polemika. Skuadra e Spalletti ia doli në fund të mposhtë 0-1 Juventus, në ndeshjen e fundit të javës së 31 të Serie A. Të kaltrit shkojnë kështu +17 ndaj Lazio së vendit të dytë dhe e sheh gjithnjë e më afër titullin kampion.

Në Stadium u zhvillua një ndeshje e zjarrtë dhe e ekuilibruar. Napolitanët dominuan për sa i përket zotërimit të topit, bardhezinjtë protestojnë ashpër për një gol të anuluar Di Maria në fund të kohës së rregullt. Juventus sheh edhe një gol të dytë të anuluar ndaj Dusan Vlahovic, me topin që kishte dalë jashtë vijës në pasimin e Chiesa. Në shtesë, ndeshja u vendos nga një e majtë e Raspadori në minutën e 93′. Për bardhezinjtë, në vendin e tretë pas kthimit të 15 pikëve, është humbja e tretë radhazi në kampionat.

Lexo më tej: Video/ Inter kthehet të fitojë pas 5 ndeshjesh: dorëzohet Empoli, Ismajli sheh ‘LuLa’ të fluturojë

POLEMIKA MBI VENDIMET E FABBRI

Napoli godet në Allianz Stadium në shtesë të plotë me Raspadori. Kryesuesit shkojnë tashmë +17 nga Lazio në vendin e dytë dhe po përgatitin festën e titullit. Nuk e pranon Juventus, që proteston ashpër pas anulimit të golit të Di Maria në minutën e 86′. Vendimi i marrë nga Fabbri pas një kontrolli në VAR, i referohet një kontakti të Milik ndaj Lobotka në fillim të aksionit. Pas një pjese të parë aspak spektakolare, por me ritëm të lartë dhe luftarake, pjesa e dytë është e ndezur. Miqtë bënë lojën, me Victor Osimhen tepër të rrezikshëm në disa raste, por Szczesny nuk pati shumë punë. Fabbri lejoi 6′ shtesë dhe në minutën e 94′ një goditje e Raspadori, i sapo futur në fushë, befasoi Szczesny. Protetsta të tjera të bardhezinjve, sepse Fabbri në frontin tjetër nuk akordoi një penallti të pretenduar për një faull ndaj Juan Cuadrado.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *