• |
ide | kryesore

Berisha tregon si e shkarkoi Ilir Rusmalin nga qeveria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për shkarkimin e Ilir Rusmalit nga posti i zv/kryeministrit në kohën kur ai drejtonte qeverinë. Berisha u shpreh në Panorama TV se ai mori vendim për të shkarkuar drejtorin e Burgjeve për shkak se vëllai i tij nuk fitoi tenderin për të cilin ishte futur në garë.

“Sali Berisha është Sali Berisha. Ai sillet në këtë mënyrë sepse është larguar për korrupsion nga detyra e zv.kryeministrit. I kam thënë paraqit dorëheqjen por largimi i tij ka qenë vendim i prerë i Sali Berishës ndaj një njeriu që shkeli në mënyrë flagrante dhe korruptive ligjin.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve hap një tender dhe në tender shkon i vëllai i Ilir Rusmalit. Dhe drejtori e regjistron. Kur e kërcënonte me të vëllanë zv.kryeministër. Kjo është historia. Iliri shkarkoi drejtorin në kundërshtim me ligjin.

Ndodhi që ditën që ndodhi skandali duhet të nisesha në drekë jashtë, Ilir Rusmali në mënyrë jashtë kontrollit të vetes e mori dhe e shkarkoi në kohën kur ishte kompetencë e kryeministrit. U ktheva, ai mori një shkarkim”, – tha Berisha.

Sipas Berishës, të gjitha veprimet e Rusmajlit në drejtim të tij bëhen për shkak se Rama i ka premtuar se do ta vendosë në krye të Avokatit të Popullit.

“Kjo është vepër e Edi Ramës sepse i ka premtuar që do ta bënë avokat të popullit. Kanë rënë dakord që ai të marrë këto vendime dhe ta çojë në krye të avokatit të popullit”, – deklaroi ai.

Deklaratat e Berishës vijnë pas vendimeve të fundit të Rusmalit që është pjesë e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ. Ky institucion ka marrë disa vendime radhazi kundër PD-së së drejtuar nga Berisha. 

Ilir Rusmali dha dorëheqjen në vitin 2007, vetëm 2 vjet pasi PD ishte rikthyer në pushtet. Vëllait te ministrit të Drejtësisë së asokohe, Ilir Rusmalit, iu publikua një përgjim ku ai kërkonte një tender, të cilin nuk e mori kurrë. Pas kësaj, Partia Socialiste reagoi ashpër dhe më 13 nëntor kërkoi dorëheqjen e ministrit. Vetëm një ditë më vonë, më 14 nëntor 2007, Ilir Rusmali, del në një deklaratë për mediat, ku njofton dorëheqjen e tij, në emër të moralit dhe politikës së moralshme, ndonëse vëllai i tij ishte një qytetar i lirë dhe i padënuar.

/Lapsi.al



17 Comments

  1. Hesht mor gomar derrrrrrrrriii patronazhist i orës 23:23 ta shkërdhefshin demokratët krej familjen dhe farefisin kudo që ta kesh

  2. Dhe ky informacion i hyn ne pune kujt specifikisht… ne kuadrin e zgjedhjeve lokale te pas disa diteve?!

    Debil krejt! 😅

    1. I hyn ne pune njerezve te kuptojne se cfare i ben disa burokrate te sistemit zgjedhor dhe te drejtesise ti bien me shkelm diplomes se tyre dhe llogjikes juridike. Keta kamikaze jane minuesit e vertete te asaj demokracie te brishte qe kishim,duke shkelur mbi parime kushtetuese sic eshte vota dhe vullneti i votuesve duke e bere ate nul dhe vendosur 4-5 vete se kush eshte opozita, kush eshte drejtuesi i saj, duke emeruar opozite, opoziten qe emeron qeveria dhe jo duke respektuar vullnetin e votueseve.

      Kesaj i thone sikur nepunesi i Gjendjes Civile te njohe si zot te shtepise tende, komshiun e jo ty, o palikar.

      1. Merre me lehtshem.. S’ka nevoje me dediku gjithe kete pasion per karlliqet e nje maloku pa lidhje nga pidhi i arushes, Vucitoli… se ke ka ngarkuar e ke shkarkuar kokrra e katnarit… kur ne ishim duke u marr me pune te tjera e i lame atij me u be President e Kryeminister…

        Take it easy…

        1. Ky eshte problemi me ju spermatozoidet neokomuniste sepse mereni me “formen” e jo me “permbajtjen”. Po gjithe shqiptaret vijne nga nje pidh o palikar, Berisha vika nga pidhi arushes, ti vjen nga pidhi i dhise se eger, nje tjeter nga pidhi ulkonjes etj etj. Katnar app qytetar nuk te ben prejardhja nga cili katun apo qyetet vjen, por ajo se cfare personi eshte, sjellja, formimi etj etj. Nejse, ju jeni ajo kategoria e semure qe qini dhe nonat tuaja, vetem te vazhdoni te jetoni si sklllever e nen thundren e nje skizofreni qe tallnin gjithe Tirana me te dikur.

      2. Mere me letshem, lyeje pak me xhel, nga ai me baze silikoni se ai me baze ujore nuk te ben pune, dhe nuk do e ndiesh fare. Degjoje tjetrin, ka eksperience ne kete pune. Ka 10 vite qe ja zhyt Rama deri ne rrez dhe jo vetem qe nuk i dhemb por kohete fundit ka filluar dhe ti lezetoje.
        Shqiperia ka kohe qe ka nisur rrugetimin drejt humneres dhe nje pjese te mire te fajit per kete e ka dhe Berisha.

        1. Berisha i merr njerëzit e PD si të verbër dhe i çon në në PL; shkaka dhe tragjizëm. Është rrënuar e drejta për të votuar lirisht e në dritë të diellit, për të votuar atë që ti vetë mendon dhe jo atë që të imponon dikush; PD-istët e djathtë detyrohen të votojnë fshehurazi ‘Floririn’ e majtë.

        1. Ju bë një pyetje dhe mori një përgjigje.E vërteta është plotësisht siç thotë Berisha.Pra o patronazhistë kjo është e djathta.Nuk të fal se ajo nocione të forta për shtetin ligjor dhe për korrupsionin e ne veçanti Berisha.Prandaj është luftuar shumë nga brenda.Dhe Rusmajli nuk është i vetmi.Ky tregoi që ishte veçse një oportunist duke prerë në besë si PD dhe Berishën që e kishte bashkëpunëtor shumë të afërt.Pra o patronazhistë.Nuk është Rama që promovon vjedhjen e korrupsionin dhe mbron hajdutët e vetë. Lëshon ndonjë kur s’ka ç’të bëjë se është mbushur kupa duke i derdhur.

    1. mir po na tewgo si e shkarkove. po na thuj si e more kte klysh ne qeveri apo ta kan bo te tjeret qeverine. se me ty gjith ato qe i ke respektu ma shum me poste te kan tradhtu si psh ajo rrospija majlinda bregu ky alibeaj tashti e sa e sa qe spo me kujtohen.

  3. Nuk ka then te verteten, ai ishte preteksti po arsyet kan qen te tjera. Arsyeja e vertet ka qen qe Rusmajli po bllokonte hapjen e fabrikes se Gerdecit.

    1. Gërdeci ish hapur me Delijorgjin e Nanos para se Sala të vinte në pushtet, por hedhja në erë e fabrikës ishte bomba që plasi në dorën e Saliut.

      Kjo eshte kleçka qe zvarrit gjyqet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *