• |
ide | kryesore

Ish-bashkëshortja i kërkon Hakimi 10 milion euro dëmshpërblim

Paparazzi, Slider
Hakimi



Polemikat mbi divorcin mes Hiba Abouk dhe yllit të PSG-së, Achraf Hakimi, nuk kanë të ndalur.

Aktorja thotë se ka vendosur të divorcohet me të pas akuzave se ka abuzuar seksualisht me një vajzë në Paris.

Megjithatë, në procedurat e divorcit, Abouk u përballë me një surprizë kur zbuloi se e gjithë pasuria e marokenit ishte në emrin e nënës së tij, diçka që ndryshoi rrënjësisht kushtet e çdo zgjidhjeje të mundshme divorci.

Kështu, ekipi i saj ligjor kërkon 10 milionë euro, ndërsa ai i ofron vetëm dy milionë. ‘La Vanguardia’ raporton se aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër ish-bashkëshortit të saj për mashtrim dhe keqadministrim të aseteve të tyre martesore.

LEXO EDHE: Historia që pushtoi rrjetin: Bashkëshortja i kërkoi divorc dhe gjysmën e pasurisë, futbollisti ia kishte kaluar të gjitha asetet të ëmës

Aktorja ka dhënë një intervistë për revistën ‘Elle’ ku ka folur për divorcin e saj dhe gjithë polemikat rreth tij.

“Ka ditë kur unë jam mirë dhe të tjera kur duhet të dish të përballesh me goditjet dhe të marrësh vendime që ndonjëherë janë të komplikuara”, ka deklaruar ajo.

“Kjo mund t’ju largojë pak nga ekuilibri. Kur ndaheni, ju ristrukturoni jetën tuaj, megjithëse nuk është as ndonjë gjë e madhe dhe duhet të hiqni presionin.

U largova nga shtëpia me një dorë përpara dhe një dorë prapa. Pa mbështetjen e familjes. Por më duhej ta bëja, sepse mjedisi im nuk do të më lejonte të rritesha apo të isha e lirë.

Ka qenë jeta ime ose e tyre dhe vendosa të luftoj për veten time, nuk kam asnjë lidhje me gjërat materiale.”-ka thënë ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *