• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese shtyn sërish vendimin për VKM-në e ndërtimeve pa leje

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për VKM-në për operacionet e ndërtimeve pa leje. Shkak i shtyrjes këtë herë është bërë një autorizim me firmë i të 28 deputetëve që kanë firmosur kërkesën për palën që do t’i përfaqësojë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, e konsideroi absurde një vendim të tillë pasi sipas tij është në kundërshtim me praktikën 32-vjeçare. Ai tha se arsyeja e këtij vendimi është shantazhi i Kryeministrit.

Seancën e shkuar Gjykata Kushtetuese e shtyu për shkak të pretendimit që ngriti përfaqësuesja e qeverisë, Elira Kokona, e cila tha se pala paditëse nuk legjitimohet, për arsye se kërkesë padia është firmosur nga 2 deputetë që kane hequr dorë nga mandati, Grida Duma, Alfred Rushaj. Por kjo kërkesë e përfaqësueses së Qeverisë nuk u pranua.

Në tetor të vitit të kaluar, PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese nismën e firmosur nga 28 deputet ku kërkohej shfuqizimi i vendimit të këshillit të ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, duke e konsideruar si marrje në mbrojtje të pronave të oligarkëve që kanë ndërtuar kulla në Tiranë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen.



4 Comments

  1. Po Amerika jonë e dashur!!!Europa dhe mund por Amerika po e shkatërron vëndin tonë.Me standardet që po ndjek me vendimet e veprimet kundër të djathtës e në favor të neidiktatorit Rama. Europa të vetmen gjë që mund të bëjë do na mbajnë larg tyre gjë që Rama do.

    1. Epo pa nga evropa dhe tha ku eshte rajon evropian keta keshtu i zgjidhin gjerat.

      Ore ne 10 vjet skane theme gjusem fjale.

      Do fakte ? Pse nuk eshte thene akoma asgje ASGJE per ceshtjen e pronave ne strasburg ? Jemi 2023 llogqrit pak dhe vitet.

      Xhan mos tju mbulohen syt me hi per shkak te politikave te progresit.

    2. Evropen dhe tashme edhe Ameriken i ka gllaberuar Soros.

      Ore me thuaj cfare ndryshimi ka demokracia nga socializmi ne keto kohe ? Se ke kap qe flasin per bashkim bashkim bashkim. Nderkohe percajne.

      Gjej shesh e bej pershesh i thone kesaj.
      Ju vazhdoni fliani per belind kelliçin…ai eshte dhendri i Artan Shkrelit, prap me kto filma hani ju ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *