• |
ide | kryesore

Nuk përfituan azil, kthehen në atdhe mbi 1 mijë shqiptarë nga Britania

-Instant, Arkiva, Lajme



Autoritetet e përbashkëta të dy qeverive, ato të Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar kanë hartuar ditën e djeshme një njoftim nëpërmjet të cilit ata njoftojnë se sa shqiptarë kanë mundur të kthejnë në atdhe.

Ndërkohë që prej gati një viti mediat britanike përcjellin thuajse çdo ditë vendime, reagime, shifra dhe akuza ndaj shtetasve shqiptarë që kalojnë Kanalin e La Manshit me gomone për të mbërritur në Angli, tashmë duket se marrëveshja mes dy vendeve kundër shqiptarëve që tentojnë Britaninë për një jetë më të mirë ka funksionuar. Bëhet fjalë për rreth 1 mijë persona të kthyer vetëm përgjatë këtij viti. Madje, në njoftimin që është hedhur për mediat ditën e djeshme bëhet me dije se ka nga ata shqiptarë që janë kthyer edhe vullnetarisht, ndërkohë që të tjerët, sipas njoftimit nuk ia kanë dalë të përfitojnë azil pas aplikimeve të tyre.

NJOFTIMI

Autoritetet shqiptare dhe britanike po punojnë së bashku për të parandaluar hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm të emigrantëve ilegalë në Britaninë e Madhe. Që nga nënshkrimi i Komunikatës, mbi 1 000 shtetas shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Këto të dhëna përfshijnë shtetas që kanë depozituar kërkesa të pabazuara azili, shkelës të ligjit, si dhe kthime vullnetare, për periudhën nga 13 dhjetori i vitit 2022 deri në javën e parë të prillit 2023. Ekipet operacionale të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë ngritur një Task-Forcë të Përbashkët për Migracionin, e cila shërben si pika kyçe për të koordinuar masat dhe veprimet e posaçme operacionale për menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.

Këtu përfshihen kontrolle të përforcuara për kriteret e lëvizjes së lirë në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar në të gjithë vendin, verifikime shtesë për shtetasit shqiptarë që konstatohen se ndodhen ilegalisht në territorin e Britanisë së Madhe, si dhe shkëmbimin e oficerëve të lartë të policisë në të dyja vendet. Drejtuesi i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Saimir Boshnjaku u shpreh: “Po punojmë krah për krah me kolegët britanikë, në kuadër të Task-Forcës së Përbashkët për Migracionit, për të parandaluar migrimin e parregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar, si dhe krimet që lidhen me to. Policia Kufitare dhe Migracionit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin rrugën e ligjshme të migrimit dhe thekson se të gjithë personat që thyejnë ligjin do të përballen me pasojat”.

Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Tony Eastaugh, tha: “Shifrat janë dëshmi se partneriteti ynë me Qeverinë Shqiptare për të përshpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore të qëndrojnë në Britani, po funksionon. Teksa ne i intensifikojmë më tej këto masa, shtetasit shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu, nuk duhet të kenë asnjë iluzion, pasi do t’i largojmë me rastin më të parë”. /N.Kovaçi panorama



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *