• |
ide | kryesore

Video/ Tris golash për finalen: Tirana likuidon Teutën dhe e mbyll historinë që ndeshjen e parë

-Instant, F1, Sport, Video
Tirana



Dy fitoret në dy ndeshjet e fundit në kampionat mbeten një mirazh i kohës së largët kur Teuta ishte një skuadër në formë. Në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, Tirana shkatërron 3-0 Teutën dhe vendos një këmbë në finale. Hasani, Lulaj e Lushkja e bëjnë Orges Shehin të buzëqeshë, me projektimin spektakolar drejt dy trofeve.

Sfida mes Tiranës dhe Teutës është mbyllur praktikisht me 90 minuta lojë. Në në Elbasan Arena, Tirana është treguar përtej nivelit të formacionit durrsak, duke triumfuar me rezultatin 3-0. Shehi nuk mund të lëvizte shumë, por i la pushim Abazaj pas tre golave në dy ndeshjet e fundit. Najdovski e Deliu ishin dy titullarët e tjerë të kursyer nga tekniku i kryeqytetasve. E megjithatë Gjumsi, Lulaj e Hila justifikuan krejtësisht besimin. Një pjesë e parë pa shumë ritëm, me skuadrat në fazë studimi për të fundosur goditjen.

TIRANA ME NJË MARSH MË SHUMË

Teuta u duk se po kontrollonte njerëzit e rrezikshëm të kundërshtarit, por u dënua në një aksion blitz të nisur nga Behiratche në minutën e 43′. Hasani i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe e majta e harkuar e tij ishte tepër kirirgjike që Qirko të mund ta ndalte. Protesta e të besuarve të Martinit vlejtën vetëm një kontroll me VAR, që konstatoi cfarë arbitri kishte parë në fushë. 1-0 dhe një ndeshje me sens unik në vazhdim.

Në pjesën e dytë bardheblutë ishin më kërkues dhe dy golat e tjerë të Lulaj dhe Lushkjas nuk ishin rastësi. Teuta u tulat tepër në zonën e saj për të bërë ndonjë reagim. Madje fusha e lëshuar kundërshtarit i kushtoi tepër, duke parë edhe zgjidhjet që arrin ti japë Tirana ndeshjeve në këto raste. Në minutën e 65′, në zhvillimet e një goditje këndi, Lulaj ndoqi spondin ajror të Behiratche dhe realizoi golin e dytë. Lushkja pastaj shpalosi trisin në të 71′, me një aksion tipik të tij. Topi pas shpinës së portierit dhe Teuta e shembur përfundimisht.

Reagimi i durrsakëve ishte i dobët me shumë pak raste të provuara, duke mos e vënë aspak në vështirësi portierin Bekaj. Tirana prek finalen me 90 minuta dhe në bazë të rezultatit, kthimi në Niko Dovana ngjan me formalitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *