• |
ide | kryesore

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Policia shpall në kërkim 5 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrasja, Drin nikulaj, gjykata



Zbulohen detaje të reja në lidhje nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës disa ditë më parë.

Gazetarja Klodiana lala tha se Policia ka shpallur në kërkim 5 persona të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal për vrasjen e Nikulajt.

Sipas saj është rënë në gjurmët e të dyshuarve pas gjetjes së disa rrobave që besohet se janë përdorur nga autori i ngjarjes, ndërsa shtoi se po ashtu pjesë e grupit kriminal janë edhe shtetas të huaj.

Sakaq, ajo zbuloi më tej se policia ka gjetur një vajzë që ka blerë motorin që është përdorur në ngjarje dhe më pas ka identifikuar personin të cilit ia ka dhënë.

Ajo shtoi se autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, ndërsa pritet që të zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen në ditët në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *