• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

-Instant, Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit : Pjesa e parë e ditës nis me diell, por përfundon me shi



Shqipëria

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë përgjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në ultësirën perëndimore. Ndërsa pasditja sjell kalime të pakta vranësirash të cila do të jenë më të fokusuara në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike të cila do të sjellin në vend dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.
Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në pjesën e parë të ditës në pothuajse të gjithë territorin. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik në Ballkanin Perëndimor do të bëj që të ndikohen kushtet e motit në MV, duke bërë që në orët e para të ditës pjesa më e madhe e territorit të MV të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do t’i bëjnë më të dukshme vranësirat, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Rajoni dhe Evropa

Europa Lindore parashikohet të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira e reshje paraqiten Britania e madhe dhe pjesërisht Europa Qëndrore. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Vendet Nordike parashikohet të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në gadishullin Iberik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *