• |
ide | kryesore

Ishte shpallur në kërkim për kultivim fidanësh kanabisi, në pranga 37-vjeçari në Velipojë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 37 vjeçar është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim si autor i mbjelljes së findanëve të kanabisit. Vijon operacioni policor antikanabis, i koduar “Njësia”, në funksion të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i kultivimit në kubikë, të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç, anës lumit Buna.

Më herët, si rezultat i këtij operacioni, gjatë të cilit u përdorën edhe dronë, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 55-vjecar, njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Stacionit të Policisë Velipojë, me mbështetjen e inteligjencës informative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë lokalizuar në banesën e së motrës, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, dhe kapur shtetasin Xhevahir Bajrami të shpallur në kërkim, banues në fshatin  Luarzë, Velipojë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *