• |
ide | kryesore

Digjen dy automjete në Velipojë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike

Lajme, Të fundit



Dy automjete janë djegur në Velipojë mëngjesin e sotëm, ku dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën nr. 9 në Velipojë. Ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme, një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të 30-vjeçarit D. Y., 30 vjeç, banues në Shkodër.

Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të një shtetasi tjetër. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *