• |
ide | kryesore

Video/ Bylis bëri lojën, Laçi golat: Nica triumfon në Ballsh, Bibo e Babatunde shohin drejt Europës

-Instant, F1, Sport, Video
Bibo



Fitorja e tretë në katër ndeshje për Stavri Nicën në katër ndeshje në detyrë dhe Laçi sheh përfaqësimin në Europë krejtësisht të mundur. Kurbinasit kanë dalë të fituar nga transferta me ‘armiqtë’ e Bylis në “Adush Muçaj”, duke u ngjitur në vendin e katërt. 2-0 me golat e Bibo dhe Babatunde, në javën e 31 të Superiores dhe 43 pikë për bardhezinjtë, që arrijnë Egnatian (një ndeshje më pak). Fundoset edhe më keq Bylis, në vendin e parafundit me 33 pikë.

Skuadra e Shensoi tentoi të diktonte ritmin dhe pati rastet më të mira në pjesën e parë. Joelison, Esquerdinha e Kaçorri humbën mundësitë e tyre, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit. Laçi vetëm u mbrojt, duke përdorur kundërsulmin që e nxorri fitues në minutën e 30’. Bibo finalizoi një aksion të gjithin në shpejtësi të Laçit, që kondicionoi më pas pjesën e mbetur të ndeshjes.

CINIZMI I SKUADRËS SË LAÇIT

1-0 dhe një pjesë e dytë në të cilën ballshiotët ishin në kërkim të golit, por me ngarkesën emocionale të asaj që ishte në lojë. Nica u mbrojt me Turkaj, në vend të golashënuesit Bibo. Lojtarët e Shensoit vazhduan të gabojnë mundësitë e tyre. Kaçorri mbi të gjitha kishte në këmbë shansin e golit të barazimit, por gaboi nga fare pranë. Në fund, në të njëjtën mënyrë si në pjesën e parë, kurbinasit dyfishuan. Babatunde i vetëm me portierin shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren, në fillimin e kohës shtesë. Nigeriani, vetëm prej 5 minutash në fushë, mund të shënonte edhe golin e tretë në të 94′, por këtë herë u ndal nga Teqja.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e 4 me 43 pikë, po aq sa Egnatia. Ndërsa Bylisi mbetet në vendin e 9 me 33 pikë, tre larg zonës së playout që mbahet aktualisht nga Kukësi, që duhet ende të luajë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *