• |
ide | kryesore

Hill: Në 2 maj do ketë përparim për Asociacionin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Hill



Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill shprehet se më 2 maj në Bruksel do të ketë diskutime intensive për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe. Duke folur për mediat serbe ai ka thënë se mendon se fundi i kësaj çështjeje është afër. Sipas Hill, edhe pse ka tensione në ajër, ai ndjen se çështja është e rëndësishme dhe se do të shohim diçka të rëndësishme.

I pyetur se me çfarë do të ishte i kënaqur Uashingtoni në bisedime, Hill tha se do të ishin të kënaqur me formimin e Asociacionit dhe datat që do të caktoheshin. Ai u shpreh se e di se nuk do të ndodhë që më 2 maj, por se beson se do të ketë mirëkuptim në atë që duhet bërë.

“Sapo çështja e Asociacionit të përfundojë, ne do të shohim përparim në aspekte të tjera të normalizimit”, – tha Hill, për Pink TV duke shtuar se të gjithë duhet të jenë të qetë.

I pyetur për faktin se Serbia e sheh si shpërblim liberalizimin e vizave për Kosovën, Hill tha se liberalizimi i vizave është proces i veçantë, sikurse edhe kandidatura për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por e kupton pse serbët ndihen kështu. Ai tha se edhe Serbia do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE: Kris Hill, trajektorja e bombarduesit të Millosheviçit, sot mik i Vuçiçit



1 Comment

  1. Ketij barboni i duket sikur i ka shpirtin ne dore popullit te Kosoves; por do te perfundoje ne hale se bashku me Eskobar,me keq se Grenell banditi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *