• |
ide | kryesore

Mourinho nuk e humb cinizmin: “Më krenar se i trishtuar, por Milan ka dy skuadra e unë gjysëm”

-Instant, Sport
Mourinho



Roma fillimisht i shkoi afër fitores dhe pastaj iu desh të kapërcente gëzimin që po shijonte. Verdhekuqtë morën në shtëpi një barazim të hidhur 1-1 kundër Milan. Edhe pse, duke pasur parasysh parashikimet e vigjiljes, José Mourinho mund të jetë i kënaqur me rezultatin. “Nëse flasim vetëm për performancën e Roma-Milan, mendoj se është e drejtë për ne. Sepse vetëm ne me atë që kemi ndërtuar, vetëm ne mund të luanim kundër Milan siç luajtëm me të gjitha vështirësitë që kemi. Ne nuk jemi një ekip me një skuadër të pasur. Çdo lojtar që humbasim është një problem i madh dhe kemi humbur shumë. Duke luajtur këtë ndeshje kundër Milan, duke luftuar për diçka që do të ishte një objektiv i jashtëzakonshëm: vendi i katërt. Unë mendoj se jam më shumë krenar se sa i trishtuar. Padyshim i trishtuar sepse kisha tre pikë që dukeshin shumë afër. E në vend të kësaj janë dy pikë të humbura. Por unë jam më shumë krenar”, tha trajneri portugez.

Për formacionin me dy sulmues Mourinho tha: “Ka trajnerë që luajnë ashtu siç duan. Ata zgjedhin modelin e lojës dhe lojtarët që mund të përballojnë të luajnë në mënyra të ndryshme. Ne duhet të ndërtojmë ndeshje pas ndeshje me atë që kemi. Nuk më pëlqen t’u përgjigjem pyetjeve të tilla. Më pëlqen të them se ata janë djem fantastikë dhe për grupin që jemi. Ne jemi atje për të dhënë gjithçka që mundemi deri në fund”.

Lexo më tej: Video/ Dy gola në kohën shtesë vendosin ndeshjen në Olimpico: Saelemaekers shpëton Milanin e tërbon Romën

DËMTIMI I KUMBULLËS

Por ka ardhur edhe një tjetër dëmtim, ai i Kumbullës. “Është e vërtetë. Duke i dërguar një përqafim skuadrës së femrave për fitimin e titullit, po them se ata kanë një qendërmbrojtëse që luante për Bayern Munich. Është shumë e mirë dhe ndoshta mund të luajë me ne”, bëri shaka Special One. Pastaj një baturë tjetër: “Pioli është një koleg i mirë, por Milani ka dy ekipe dhe unë kam gjysëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *