• |
ide | kryesore

Video/ Po festonin titullin kampion, Dia i ngrin buzëqeshjen: Salernitana barazon në Maradona

-Instant, Sport, Video
Dia



Napoli barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Salernitanës e nuk përfitoi nga dhurata që i bëri Inter duke mundur Lazion. Kështu, Napoli duhej të shtyjë festën e titullit kampion ndoshta mbrëmjen e së enjtes në Udine. Di Lorenzo dhe shokët e tij i vunë përpara kundërshtarët që në minutat e para të lojës. Të kaltrit gjetën avantazhin me një goditje me kokë të Olivera në minutën e 62′. U duk një mision i përmbushur dhe në stadium nisi festa. Llogaritë nuk ishin bërë me amarantët dhe Dia. Ai me një goditje të shkëlqyer në minutën e 84′ barazoi shifrat dhe ngriu stadiumin Maradona.

Në këtë mënyrë Napoli duhet të shtyjë takimin me titullin kampion, që e priste prej kaq shumë kohësh. Skuadra e teknikut Spalletti nuk arrin të marrë fitoren ndaj Salernitanës, që do të mjaftonte për të mbyllur llogaritë me trengjyrëshin gjashtë javë përpara fundit. Goli i Dia në minutën e 39′ të pjesës së dytë fiksoi rezultatin 1-1, duke i heshtur të gjithë. Olivera tetëmbëdhjetë minuta më parë kishte nënshkruar atë gol që Napoli priste për të festuar.

E të mendosh që para se të dilnin në fushë, të kaltrit kishin marrë lajmin nga Milano se mjaftonte të fitonin ndaj Salernitanës për tu shpallur kampion. Lazio nuk kishte fituar, në fakt kishte humbur ndaj Interit pasi kaluan në avantazh, e napolitanët prisnin vetëm të festonin. Maradona ishte gati të festonte 33 vjet pas titullit të fundit. Tani, megjithatë, gjithçka është shtyrë për në turin tjetër, duke pritur transfertën e Napolit në Udine të enjten. E natyrisht, duke parë ndeshjen e Lazios kundër Sassuolos të mërkurën.

Në ndeshjet e tjera, Cremonese u ndal në shtëpi 1-1 nga Verona. Okereke shënoi që në minutën e 9′, por kartoni i kuq për Quagliata në të 62′ i komplikoi gjërat. Atëherë Verdi në të 75′ barazoi rezultatin. Fitoi, ndërkohë, 2-1 Sassuolo ndaj Empolit. Avantazhi i miqve në minutën e 11 me Cambiaghi u përmbys në pjesën e dytë nga dygolëshi i Berardi (82′, 97′).

Serie A Italy

Inter 3-1 Lazio
Cremonese 1-1 Verona
Napoli 1-1 Salernitana
Sassuolo 2-1 Empoli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *