• |
ide | kryesore

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Profili i ekzekutorit dhe dosja e ekstradimit për britanikët drejt Tiranës

Kryesore, Lajme



Dy persona janë në arrati nga grupi i Edmond Haxhisë, i formuar për të vrarë biznesmenin Ardian Nikulajn.

Autori i krimit dhe personi që ka luajtur rolin e informatorit ende nuk janë lokalizuar dhe nuk dihet akoma vendndodhja e tyre. Edmond Haxhia, i konsideruar si porositësi për ta kryer atë krim të rëndë dhe tre britanikë, mes tyre një vajzë, janë në pritje të përkthimit të dokumentacionit që është përpiluar kundër tyre nga autoritetet tona. Afati është deri me 5 maj, ndërkohë që në lidhje me shtetasin portugez po punohet edhe me palën greke për ta sjellë në pranga.

Autoritetet shqiptare po plotësojnë dosjen në ngarkim të këtyre personave për të bërë të mundur sjelljen e tyre para drejtësisë sonë, pasi ata akuzohen për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë kohëve të fundit. Sipas të dhënave Prokuroria ka një mori pamjesh filmike, që janë edhe arma më e fortë e pranisë së tyre në skenën e krimit, prova shkencore, fakte dhe një sërë shkresash të identifikimit të momenteve kur kanë hyrë dhe dalë nga vendi jonë të gjithë protagonistët, përfshirë edhe dy të kërkuarit.

Kush është vrasësi me pagesë, Ruben Saraiva, si arriti të depërtonte në Shqipëri?

28-vjeçari portugez me origjinë arabe, është bërë pjesë e krimit që në moshë të re. Në vitin 2013, ai është arrestuar dhe dënuar në Britani, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Më pas ka qenë i dyshuar për vepra të tjera penale të krimeve kundër personit në shtetin britanik dhe pjesë e bandave të drogës. Killeri portugez ka arritur te krijonte lidhje edhe me organizata kriminale shqiptare që operojnë në Britani dhe pikërisht kjo është lidhja e tij e parë me shqiptarët dhe kjo lidhje do të forcohej më shumë deri në momentin që do t’i ofrohej një shumë e majme për të kryer një atentat të mirëmenduar në Shqipëri, ku shënjestër ishte biznesmenin Ardian Nikulaj.

Killeri portugez arriti në aeroportin e Rinasit më datë 14 shkurt 2023, ku u prit nga Edmond Haxhia. Portugezi Saraiva u akomodua në një hotel në Shëngjin për disa ditë. Por, streha e tij do të ishte Kakarriqi, një fshat i thellë i Lezhës. Një fshat i harruar dhe i lënë në mëshirë të fatit, ku rinia ka zgjedhur të largohet për shkak të papunësisë aty. Pavarësisht bukurisë natyrore të Kakarriqit, kz fshat numëron rreth 300 banorë të cilët kanë zgjedhur të vazhdojnë jetën aty.

E megjithatë Saraiva gjatë këtyre dy muajve, është parë duke qarkulluar në Lezhë apo Shëngjin, për të planifikuar atentatin.

Vrasësi portugez priti dy muaj ku mbërritën në vendin tonë edhe 4 britanikë që do ta ndihmonin në realizimin e atentatit, ku tronditi mbarë opinionin publik. Shtetasit Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman, 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen. Sipas policisë të huajt janë takuar me Edmond Haxhinë.

Në tre ditët e para më 16-17-18 prill atentatorët nuk arrijnë dot të realizojnë qëllimin. Momenti final erdhi në datën 19 prill. Nga vëzhgimi i imtësishëm i pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes 8 orë para vrasjes.

Në orën 13 e 24 minuta portugezi Ruben Saraiva futet në lokalin ‘Coral’ pas sinjalit nga anglezi i cili ndodhej atje dhe pa Nikulajn të ulej në tavolinë. Autori i maskuar me jelek fosforeshent dhe skafandër afrohet drejt Nikulajt dhe e qëllon me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Sipas hetimeve rezulton se ekzekutori largohet me shpejtësi dhe me motor niset drejt fshatit Kakarriq.

Ngjarja e rëndë u zbardh dhe pas rreth 10 ditësh në Londër u vu në pranga organizatori dhe financuesi i vrasjes Edmond Haxhia dhe tre nga shtetasit britanikë që bashkëpunuan në krim.



12 Comments

  1. Dhe këta injorant hajvan trutharë , por një me krimin , mendojnë se na mbushën mendjen ne shqiptarëve , se vrasja e organizuar nga britanikët dhe e ekzekutuar nga portugezi , u desh 2 vjet të organizohej dhe më së fundi të ekzekutohej në prag zgjedhjesh dhe organizatorët ndalohen nga policia britanike , ndërsa ekzekutori i zhdukur. Fuck biçim buçi Çuçi , Fuck alabak Rrumbullaku , që falë “zotësisë” së tyre dhe policis kriminale , bëjnë të mundur ndalimin e kriminelëve në Britanin e Madhe apo gjithkund tjetër, përveçse në Shqipërin e vogël , fuçi baruti krimesh e Edvin Ramës dhe bandës narkoshtet në pushtet .

  2. Portugezi dhe Londinezi nuk po shkojne vete ne polici qe te thone qe skane lidhje me ngjarjen.
    Me kaq intelingjence qe ke, kam pershtypjen se pi kafe me dashnorin e gruas! Me bast qe e di veten inteligjent, dhe gruja nga ana tjeter shtyp sallam

  3. Na cate bythen me kete ngjarje. Kujt i plasi se u vra nje kriminel qe kishte vrare, rrahur, dhunuar e gjobitur edhe vete. Dhe boll e quajtet biznesmen, hajdut parash dhe votash ka qene. 1 me pak

  4. Kalvari i vrasjeve në Tropojë, nisi ditën që mbante miting Berisha në Tropojë, njeri prej djemve të Haklajve, i ndjerë i ofenduar qëlloi me armë, dhe pas kësaj Berisha publikisht e kemi dëgjuar të gjithë, thotë ‘ma merrni dhe ma sillni me vete, e dua të gjallë ose të vdekur’.
    Ai mori peng, tentoi ta merrte me vete, dhe që atë ditë nisi konflikti në Tropojë. Realisht nisi më 5 janar 1998 kur Shkëlqimi u vra nga njerëzit e Berishës.

  5. Klodi 13:04 , vë bast se truri jot , (pa të zënë në gojë gruan fakire) , është dystuar nga droga e Ram-vuçiçit , se nuk ka mundësi se si nuk mund të perceptosh dot katastrofën ku e ka zhytur këtë popull e këtë vend banda e krim-rilindjes me në krye ujkun çakall , që pas 10 vjetësh rrëmpall , xhvatje e hajdutëri , sot më shumë se kurrë , i ka hyrë tërbimi i fundit tragjik e nuk përmbahet nga bëmat e tij .

  6. Këlliçi u përpoq sot të tallej me një qytetar, i cili e telefonoi live në emisionin e mëngjesit në Syri Tv dhe lavdëroi punët e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    I kapur keq se si ishte e mundur që një telefonues kishte kaluar sitën e regjisë dhe po fliste mirë për Veliajn, Këlliçi u mundua ta bullizojë atë me pyetje cinike dhe arrogante. Por, qytetari vijoi në të tijën kur tha se shkolla e re “Qazim Turdiu”, e ndërtuar nga Veliaj, ishte ndërtuar e re me ngrohje dhe ndërkohë, ka parë shumë pemë të mbjella në qytet.

  7. Në kallëzimin e dorëzuar nga SPAK, Zylfe dhe Muharrem Haklaj padisin 16 persona, mes të cilëve edhe Sali Berishën. Sipas padisë, Berisha ka udhëhequr bandën e armatosur të fisit Hoxha, që ka organizuar vrasjet e Fatmir Haklajt dhe tre vëllezërve të tij.

    Kallëzuesit thonë se i kanë vënë prokurorisë së posaçme në dispozicion shumë prova, fakte, dokumente, video, pamje filmike dhe shumë dëshmitarë okularë, të cilët provojnë tej çdo dyshimi se kanë kryer disa vrasje të rënda me paramendim dhe hakmarrje në kuadrin e Bandës së Armatosur, kanë kryer akte terroristë.

  8. Për trafikun e naftës me Milosheviçin në fillim ka fajësuar fshatarët shqiptarë që kalonin naftën me bidonë, pastaj ka pranuar se ka bërë marrëveshje me ish- presidentin e Malit të Zi, Bulatoviqin, pastaj ka shpikur se ka qenë nevoja e liderëve të Kosovës për naftë për bujqësi, ndërkohë që nafta shkonte në Mal të Zi dhe Kosova qe e pushtuar, e kështu me radhë.

    Për firmat piramidale ka akuzuar mafien italiane, mafien greke, BERZH, FMN, Bankën Botërore etj.

  9. Një raport për 17 ditët e fushatës, pra deri më tani, “Foltorja” e Berishës ka mbytur në televizione jo vetëm Alibeajn, por dhe vetë Edi Ramën. Një parti që juridikisht nuk egziston, mbizotëron sot në kohën televizive të fushatës, si të ishte viti 2012 kur Berisha ishte kryeminister.
    Kandidatët e Foltores janë shumë herë më prezent në media, të cilat kanë transmetuar aktivitet e “Foltores”, tre herë më shumë se aktivitetet e Alibeajt.

    Dhe pastaj thonë se mediat kontrollohen nga Rama.

  10. Enver Hoxha ku je more burre? Te kishte dale dhe nje si ty se po vjen cdo i huaj dhe po tall prapanicen me Shqipkarwt duke vrare dhe masakruar ashtu sic na kane bere ne mijravjecar. Ne fillim.vret italiani Shqiptar pastaj Greku dhe rani Anglezet. Mbyllni kufijte dhe vini denimin me vdekje re zhduket gjille llumi i huaj dhe vendas

  11. Belind Këlliçi nuk është i vetmi kandidat i koalicionit Berisha-Meta që ka mashtruar me shkollimin dhe diplomën e gjimnazit. Krahas Këlliçit, i cili nuk ka një diplomë të shkollës së mesme sepse ka përfunduar vetëm 4 nga 5 vitet e ciklit në Institutin “Harry Fultz”, së fundmi rezulton se edhe kandidati për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, ka falsifikuar diplomën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *