• |
ide | kryesore

Tërbimi i Cuadrado në përfundim të Bologna-Juventus: “Kështu është e vështirë të fitosh”

-Instant, Sport
Cuadrado



Juan Cuadrado ishtë një furi para mikrofonave pas ndeshjes Bologna-Juventus. Kolumbiani e kishte të gjithë zemërimin e tij për shkak të disa episodeve të kontestuara nga bardhezinjtë. Bologna-Juventus ishte një ndeshje e vështirë, me të dyja skuadrat që u përpoqën të fitonin. Në fund, barazimi 1-1 nuk kënaqi askënd

Një ndeshje e vendosur nga dy penallti, ajo e shënuar nga Orsolini dhe ajo e humbur nga Milik, të dyja në pjesën e parë. Polaku më pas shënoi golin e barazimit në pjesën e dytë. Por, çuditërisht, dy episodet më të diskutueshme u akorduan pa ndihmën e VAR. Ose më mirë, pa mundësinë e një rishikimi në fushë nga arbitri, duke qenë se monitorët ishin jashtë funksionit. Komunikimet me VAR vinte te Sozza vetëm përmes mikrofonit dhe falë kësaj, u përcaktua penalltia për avantazhin e Bologna.

TËRBIMI I CUADRADO

Megjithatë, Juan Cuadrado nuk i priti mirë disa vendime të marra nga Sozza. Veçanërisht injorimin e faullit të pësuar nga Alex Sandro para penalltisë për bolonjezët, që nuk u fishkëllye dhe nuk u pa nga VAR.

Lexo më tej: Video/ Milik bëhet qesharak me penalltinë e humbur, pastaj korigjon: Juventus barazon në Bolonja

Lojtari i Juventusit u tha gazetarëve pas ndeshjes: “Në këto nivele nuk është e mundur. Monitorët në anë të fushës nuk funksiononin dhe kështu shkatërrohet puna e bërë, edhe pse kishte një faull për ne. Ne luftojmë për të fituar, por kështu është e vështirë. Edhe arbitrat bëjnë gabime, por ka pasur shumë gabime mbi ne, nuk është rastësi. Forca e Juventus? Të shkojmë kundër të gjithëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *