• |
ide | kryesore

Video/ Milik bëhet qesharak me penalltinë e humbur, pastaj korigjon: Juventus barazon në Bolonja

-Instant, Sport, Video
Milik



Bologna dhe Juventus nuk shkuan përtej barazimit 1-1 në ndeshjen e mbrëmjes së javës së 32 të Serie A. Në Dall’Ara, formacionet e teknikëve Motta dhe Allegri krijuan një ndeshje plot raste shënimi. Sfida u zhbllokua në minutën e 10 nga Bolonja, me një penallti të shënuar nga Orsolini. Reagimi i bardhezinjve lartësoi reflekset e portierit Skorupski. Polaku në pjesën e parë ishte autori i katër pritjeve vendimtare, përfshirë penalltinë e bllokuar ndaj Milik. Sulmuesi i Juventus e kompensoi gabimin në minutën e 60′ duke nënshkruar golin e barazimit. Më pas në fund, si Bolonja ashtu edhe bardhezinjtë, patën mundësinë të merrnin tre pikët, pa ia arritur.

Lexo më tej: Video/ Po festonin titullin kampion, Dia i ngrin buzëqeshjen: Salernitana barazon në Maradona

Raundi i fundit i prillit të zi të Juves përfundoi me një barazim në Bolonja. Një barazim 1-1 që nuk i lejoi skuadrës së teknikut Allegri të kalonte Lazion në vendin e dytë në renditje. E megjithatë, kjo pikë shënoi fundin e hemorragjisë së pikëve të Zonjës, pas tre humbjeve radhazi në shtëpi në kampionat. Një barazim mes dritëhijeve, që krahasuar me paraqitjet e fundit, tregoi një Juve më kompakte dhe agresive për nga karakteri. Por gjithsesi me kufizime të mëdha për sa i përket manovrimit. Bolonja nuk arriti të përfitonte nga avantazhi fillestar, u përpoq të mbante presionin bardhezi, por duke mos hequr dorë nga disa kundërsulme të rrezikshme. Milik shpëtoi Juventus nga humbja, por neglizhenca në goditjen e penalltisë ishte ajo që komplikoi ndeshjen e bardhezinjve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *