• |
ide | kryesore

Modernizim e traditë në një koncept me qytetin: tre studio prezantojnë projektin e stadiumit Skënderbeu

-Instant, Sport
Skënderbeu



Korça ka festuar rikthimin e klubit Skënderbeu në elitën e futbollit, por duket se shumë shpejt do ti gëzohet edhe një stadiumi të ri. Në fakt, tre studio arkitekturore janë zgjedhur si finaliste të konkursit ndërkombëtar për projektimin e rikonceptimin e kompleksit të stadiumit. Nuk do të jetë vetëm një stadium i ri, sepse brenda projektit, në kuadër të zhvillimit, do të rimodelohet e gjithë zona.

ARCHEA Associati (Itali) e cila ka projektuar dhe Arenën Kombëtare e ka projektuar stadiumin si një park të madh. Parku do të lidhet me katedralen, dhe në të ka të ndërthurur dhe objekte të tjera tregtare. E gjithë zona që mendohet të ketë e gjallëruar gjatë gjithë vitit, do të ketë hotele, dyqane, apartamente, kinema dhe një pishinë olimpike.

CEBRA (Danimarkë) ka projektuar një projekt fleksibël. Bëhet fjalë për një stadium të integruar me godina të vogla. Përreth impiantit, ku do të luajë Skënderbeu, godinat do të jenë në stilin e ndërtesave korçare.

Lexo më tej: Video/ Paulauskas rrëzon Skënderbeun në Korçë: Egnatia një hap nga çerekfinalet, barazim në Fier për Kukësin

BOFILL Architecture (Spanjë), ka projektuar një qytet të ri brenda qytetit. Fusha vendoset mes ndërtesave të cilat do të jenë me jetë 24 orë. Ndërtesat janë shumë të ngushta, 8 me 6 metra. Kështu banorët nga njëra anë mund të shohin fushën nga ana tjetër parkun. Parashikohet gjithashtu edhe ndërtimi i një pishine.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *