• |
ide | kryesore

Harry bisedon me Mbretin Charles përpara kurorëzimit

Paparazzi, Slider



Princ Harry dhe Mbreti Charles III kanë pasur disa biseda që nga publikimi i kujtimeve të tij shpërthyese, Spare. Por kur bëhet fjalë për Harry-n dhe Princin William, jo aq shumë.

Korrespondenti mbretëror Omid Scobie, autor i biografisë së Harry dhe Meghan Markle Finding Freedom, i tha ET se ky udhëtim në Londër do të jetë hera e parë që Harry do të ballafaqohet me familjen e tij që nga publikimi i kujtimeve të tij, por me siguri nuk do të jetë hera e parë që ai flet me disa prej tyre. “Harry ka pasur disa biseda me babanë e tij gjatë muajve që nga botimi i librit, kryesisht për vetë kurorëzimin dhe natyrisht, për çështjet që kanë të bëjnë me Frogmore Cottage, të cilën çifti nuk do t’i ketë më çelësat,” thotë Scobie.

Sa i përket marrëdhënies së Harrit dhe William, Scobie thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë çështje. Është ende e akullt si kurrë më parë. “Ka qenë heshtje e ftohtë mes dy vëllezërve dhe kjo ka vazhduar që nga funerali i mbretëreshës përmes publikimit të serialit Netflix, librit dhe, natyrisht, tani këtij udhëtimi në Londër,” shtoi korrespondenti mbretëror. “Unë nuk nuk mendoj se gjërat do të ndryshojnë.”

Vetëm pak ditë më parë u bëi  ditur roli shumë i rëndësishëm i William në kurorëzimin e babait të tij. Sipas Liturgjisë së Shërbimit të Kurorëzimit, Princi i Uellsit do të premtojë besnikërinë e tij ndaj mbretit gjatë ceremonisë në Westminster Abbey më 6 maj.  William është i vetmi mbretëror që do ta nderojë mbretin në këtë mënyrë gjatë ceremonisë. Një rol për Harry nuk ishte renditur./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *