• |
ide | kryesore

Serbi/ 14-vjeçari vret rojën e shkollës, plagos 4 nxënës dhe një mësuese

Lajme, Planet, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Beograd, Serbi. Nga mediat vendase mësohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm. Një djalë 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë një roje. Në informacionet paraprake thuhet se janë plagosur të paktën edhe katër nxënës, si dhe një mësuese. Autori mësohet se është prangosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ministrat Branko Ruzhiç dhe Danica Grujiçiç, si dhe Veselin Miliç, shef i Departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit. Policia ka bërë të ditur se arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *