• |
ide | kryesore

Berisha: Opozita merr 50 bashki ose unë do mbaj përgjegjësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Sali Berisha flet me siguri për fitoren e kandidatëve të opozitës në 14 maj. Me nota optimiste, Berisha tha se nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, kandidatët e qeverisë shpallen fitues në më pak se gishtat e një dore.

“Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet. Mund të them që as me gishtat e të dy duarve nuk numërohen bashkitë që PS fiton. PS-ja po reduktohet në rezultatin e Partisë së Punës. Nuk ka nëse nuk do të ndodhë, kjo do të ndodhë. Unë kam ardhur këtu me të dhëna të plota ta sondazheve direkte me call center, qoftë dhe botën dixhitale” – tha Berisha. Madje Berisha shkon deri atje sa thotë se do mbaj përgjegjësi nëse opozita nuk fiton në të paktën 50 bashki.

“Absolutisht do mbaj përgjegjësi” – tha Berisha në emisionin “Opinion” duke shtuar se sipas sondazheve digjitale edhe Elbasanin e fiton Partia Demokratike që drejtohet prej tij. Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se në llogari të kandidatit socialist rezultojnë më shumë se 100 mijë euro që nuk dihet se nga cili burim kanë ardhur.

“Sipas përllogaritjeve digjitale të fundit, PD do të ketë fitore dërrmuese. Këto janë të dhënat digjitale në Elbasan. Bluja e hapur është Luçiano Boçi, Gledian Llatja është kjo pjesa e vogël këtu. Kjo është një kompani që ndjek botën digjitale. Është një kompani shumë kompetente, shumë serioze. Ky Gledian Llatja me 100 mijë euro në llogari del i pastrehë, pa shtëpi dhe pa kontratë strehimi. Mirëpo nuk dihet nga dalin këto 110 mijë euro” – tha Berisha. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Po ku ka vlere fjala jote o kokerr legeni?!

    Ne 14 Maj do te te degjenerohesh akoma me shume dhe akoma me thelle se c’je degjeneruar deri tash.

  2. Opozita duhet te jete e lumtur nese merr 5 Bashki, se 50 nuk ka asnje shanc.
    1. Rama tashme kontrrollon cdo qelize te shtetit Shqiptar.
    2. Kandidatet e opozites lene shume per te deshiruar, perjashto ketu Durresin.

  3. Ja do e shofim sa pergjejgesi ka per te mbajt Salikja, kam frik se thjesht do gjej alibin e rradhes. Do thot un i fitova po mi vodhen votat, ashtu sic mesonte Lulin te thoshte fitore sa her qe humbte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *