• |
ide | kryesore

Palladino i kthehet keq teknikut Mourinho dhe sulmon Romën: “Një gjë skandaloze”

-Instant, Sport
Palladino



Sfida e luajtur dje mes Monzës dhe Romës do të mbetet në histori. Jo aq për rezultatin, sa për shpërthimin e bujshëm të Josè Mourinho. Në mikrofonat e gazetarëve pas ndeshjes, portugezi i sulmoi të gjithë: nga arbitri Chiffi te klubi i tij e deri te rivalët për një vend në Champions League. Fjalët e Special One, që ka rrëfyer se ka shkuar në pankinë me mikrofon “për të mbrojtur veten”, nuk kanë kaluar pa u vënë re. Madje kanë shkaktuar bujë të vërtetë mediatike. E trajneri i Monza, Raffaele Palladino, nuk ka ngurruar t’i përgjigjet fjalëve të kolegut të tij më të famshëm.

Në fund të barazimit 1-1 në stadiumin U-Power, Josè Mourinho filloi me një monolog shumë të ashpër. Objektivi kryesor i portugezit ishte arbitri Chiffi, fajtor për përjashtimin e Celiku në shtesë: “Ai është arbitri më i mbaruar që kam takuar ndonjëherë në karrierë”. Mourinho më pas shtoi se ka mbajtur “një mikrofon me të cilin kam regjistruar gjithçka. Që nga momenti që hyra deri në momentin që u ktheva në dhomat e zhveshjes. E bëra për të mbrojtur veten”. Fjalë të destinuara të shkaktojnë shumë diskutime dhe që ndoshta do të çojnë në një masë kundër tij. Ndërkohë, trajneri i Monza Palladino është kujdesur t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë Special One.

REPLIKA E FORTË E PALLADINO

“Chiffi ishte një nga gjyqtarët më të mirë dhe nuk gaboi asgjë – deklaroi trajneri i Monzas –, sigurish për mendimin tim. Në rastin e kartonit tim të verdhë, u zemërova me gjyqtarin e katërt. Nuk kisha parë kurrë të protestonte ashtu një pankinë kundërshtare. Kjo që bënë sot ishte skandaloze. Chiffi ishte perfekt dhe arbitroi shumë mirë”.

Më pas në lidhje me ndeshjen Palladino shtoi: “Monza bëri një paraqitje me peshë, nivel, substancë dhe karakter. Roma na bëri të luajmë keq teknikisht dhe na bëri të luajmë pis. Sepse ata thyejnë të gjitha linjat e pasimeve dhe janë të mira në shfrytëzimin e gabimeve të kundërshtarëve. Ne ishim të aftë të përshtateshim me llojin e lojës dhe dolëm mirë në pjesën e dytë. Gara më pas ishte e fragmentuar, por ne u përpoqëm deri në fund të gjenim kthesën përfundimtare. Por edhe kështu është në rregull”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *