• |
ide | kryesore

Nëse humbet, zgjedhjet e 14 Majit do të jenë të fundit? Berisha: Jo

Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga politika edhe nëse në zgjedhjet e 14 Majit koalicioni “Bashkë Fitojmë” del i humbur.

I ftuar në emisionin Opinion, Berisha mohoi kategorikisht që këto zgjedhje të jenë “vallëzimi i tij i fundit politik”, pasi sipas tij tashmë ai i ka hyrë një aventure të re politike, asaj të rikthimit, e cila mund të ketë edhe të papritura.

Berat Buzhala: Nëse edhe këtë herë nuk keni sukses, a mendoni që këto zgjedhje janë vallëzimi juaj i fundit politik?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Çfarë flet more? Ky është proces rikthimi. Rikthimet janë ekzotike. Rikthimi i ka ndodh De Gaul. Jo në asnjë mënyrë. Rikthimi është rikthim, nuk gjykohet.

Berat Buzhala: Nëse nuk është fitore, nëse është fitore patjetër. Nëse i fitoni 30 bashki askush nuk thotë që ju s’keni të drejtë të kandidoni për Kryeministër të ardhshëm. Po çfarë nëse nuk ndodh kjo gjë?

Sali Berisha: Ky është proces rikthimi. Çfarë ndodhi? Shqipëria u bë me opozitë, s’kishte opozitë. Procesin e rikthimit duhet ta studioni.



2 Comments

  1. hahaha, Salikja po thot qe do bej Basheb, dmth do thot fitova edhe kur te humbas. Po gjynaf demokratet qe nuk e kuptojn qe Salikja po e perdor PD si antiplumb korrupsioni. E konsolidoi perjetesisht pushtetin e Ram potures.

  2. Se i plasi trapi ketij, qe nuk do fitoj asnjeher. Mjafton te jet aty i pari i pd. Te tjerat nuk kan pike rendesie.
    Keshtu do ta shtyj deri sa ta mari zoti. Ndersa rama do bej pall deri ateher.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *