• |
ide | kryesore

Rama e pranon: Marrim 50 bashki, por e vështirë të fitojmë Shkodrën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



“Të paktën 50 bashki të fituara nga Partia Socialiste në vendoret e 14 majit”. Ky është ky synimi i kryesocialistit Edi Rama. Sipas tij, fitorja do të jetë e thellë në shumë bashki të vendit, për të cilat gara nuk ndalon deri në ditën e fundit.

“Në një pjesë të madhe të bashkive, do fitojmë me një diferencë shumë të madhe. Në një pjesë tjetër që tradicionalisht kanë qenë djathtas, gara është e hapur. Nuk ka asnjë bashki sot në Shqipëri që s’ka garë, deri në ditën e fundit. Mendoj që në të gjitha rastet, ne nuk do të biem nën 50. Ky është skenari minimal” – tha Rama në një intervistë në Vizion+.

Lidhur me bashkinë e Shkodrës, që ka dhe “bastin” më të vështirë, Rama shprehet se situata për këtë zonë mbetet komplekse, njësoj si dhe sfida për ta fituar atë.

“Shkodra hyn tek nga 49 deri tek 61. Është në diskutim dhe është në diskutim shumë seriozisht për herë të parë. Por, në të gjitha rastet është shumë e vështirë. Është një kompleks gjërash. Mendoj që kandidati ka ndihmuar që të ketë një lehtësi më të madhe për ta kapërcyer barrierën psikologjike dhe për të votuar jo, atë që vë aty, ajo që quhet e djathtë” – tha Rama.

Për situatën pas zgjedhjeve, Rama shprehet se ndonëse pret që kundërshtari të mos e pranojë rezultatin sërish ky nuk mbetet shqetësim për të. /LAPSI.al



11 Comments

  1. Edi, dihet mirë fakti që nuk ke për të fituar, por do t’i vjedhësh, siç ke bërë ngahera.

    Po ti vazhdo siç e ke nisur, gjërat e tjera zhvillohen do apo nuk do ti.

  2. Media e rublave nuk e thote qe ky kriminel i vogel djali i gjygjtarit te salihut e metaj qe eshte larguar nga sistemi para se te fillonte Vetingu dhe njeheresh krahu i djathte i kandidatit per kryetar bashkie te dyshes salih-metaj ne puke,strategji e elektorale per shkodren i ben qefin shpellkareve te shtuar ne keto 30 vjet ne shkoder,ne fund do e shikoni

  3. Shkodra deri me sote eshte me PD por pse mos ta ndryshoj kursin kur e shikon qe nuk ka asnjegje, edhe asnje permisim?, le te mos ja japin Rames, por nje partie tjeter, mos shikoni si militante por shikoni si eshte e ardhemia

  4. po perfytyroj diten,kur te behet pako postale nga F.B.I ky monster psikopat,qe i ra per paje shqiptareve.kerme qe kuterbon nje km larg.mut daja,incest i ati dhe kurve gjyshja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *