• |
ide | kryesore

Ndihen lëkundje të forta tërmeti në shtetin fqinj

-Instant, Lajme, Të fundit
Elbasan tërmeti



Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës rihter ka tronditur Greqinë. Lëkundjet janë ndier pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 17:43. Sipas mediave vendase, tërmeti ka rënë në ishullin e Kretës, në jug.

Epiqendra ishte 41 kilometra në jug-jugperëndim të Paleochora Chania. Po ashtu, mësohet se thellësia ishte 23.6 kilometra. Tërmeti është ndierë në zonën e Kretës jugore dhe perëndimore, pa shkaktuar dëme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *