• |
ide | kryesore

Masakra në shkollën e Beogradit/ Jep dorëheqjen ministri i arsimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
arsimit



Ministri i Arsimit i Serbisë, Branko Ruzhiç ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij të parevokueshme kryeministres serbe Ana Brnabiç duke u shprehur se ky “është një akt personal, por edhe politik. Në shoqëritë e zhvilluara demokratike është shenjë fuqie dhe në rajonin tonë shumë shpesh shenjë dobësie”.

Në letrën që i dërgoi kryeministres serbe, Ruzhiç ka shkruar se “u shpreh ngushëllimet më të thella të dashurve të viktimave në dhimbjen e papërshkrueshme”.

“Pamjet dramatike të ngjarjeve nga shkolla, lotët e derdhur kur u shpreh ngushëllimet prindërve të pangushëllueshëm të fëmijëve të lënduar do t’i mbaj si vulë në shpirtin tim për gjithë jetën time”, – shkruan Ruzhiç në letrën e dorëheqjes, të cilën ministri i arsimit e ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter.


Në Serbi, për 2 ditë u vranë 17 persona nga dy sulme me armë zjarri brenda shkollave. Njërën e kreu një 13-vjeçar, tjetrën një adoleshent, 17 vjeç. Ngjarjet kanë shkaktuar terror në Serbi, ndërsa vendi shpalli zi kombëtare për disa ditë në nder të viktimave. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *