• |
ide | kryesore

Video/ Shkurtajt i anulohet goli, silura e Bibos nuk mjafton: 1-1, Erzeni i pret shpresat Nicës për Europën

-Instant, F1, Sport, Video
Erzeni



Rezultati i pestë pozitiv radhazi për Laçin, nën drejtimin e Stavri Nicës, por këtë herë 1-1 me Erzenin nuk ngjan edhe aq pozitiv. Kurbinasit janë ndalur në barazim 1-1 në shtëpinë e tyre në një ndeshje që kishin nevojë ta fitonin për të qendruar në ndjekje të Egnatias. Një pikë shumë e rëndësishme për të besuarit e Kapllanit, që nuk fitojnë prej tetë ndeshjesh në të cilat kanë marrë vetëm tre pikë. Bibo shënoi golin e avantazhit për bardhezinjtë me një silurë nga jashtë zonës që nuk i la asnjë shans Xhikës. Erzeni u përgjigj Nonato, që ndoqi mirë aksionin në zhvillimet e një goditje dënimi.

Barazimi i dytë në 5 ndeshjet e suksesshme me Stavri Nicën në pankinë e ka mbajtur Laçin në vendin e katërt. Vetëm se diferenca me Egnatian tani është 5 pikë, kur kanë mbetur edhe katër javë. Një ndalesë që nuk i duhej kurbinasve në javën e 32 të Superiores. Në anën tjetër, kjo pikë e rrit në dy pikë distancën e Erzenit nga Kukësi i vendit të tetë, në zonën playout.

NDESHJA

Laçi kishte kapërcyer nga mbijetesa drejt Europës dhe tentoi të imponohej ndaj një skuadre në shumë vështirësi si Erzeni. Me Shkurtaj e Guindo përpara, bardhezinjtë patën rastet më të mira në pjesën e parë. Erzeni tentoi kundërsulmin pa shumë sukses dhe u ndëshkua në minutën e 26′. Një supergol i Bibos që nuk i la asnjë mundësi reagimi Xhikës. Laçi mund të kishte siguruar rezultatin por goli i Shkurtajt në minutën e 34′ u anulua për pozicion jashtë loje.

Skuadra e Nicës u mundua të administronte me qarkullim topi dhe nuk është se lejoi shumë për shijakasit. E megjithatë, vendasit u dënuan në minutën e 58′ në goditjen e dënimit të Mehmetit. Portieri Selmani arriti të devijojë goditjen në shtyllë, por topin e kthyer e arriti Nonato që e dërgoi në rrjetë. Asgjë nuk e ndryshoi dot më rezultatin dhe në fund vetëm një pikë për Laçin e Erzenin që nuk kënaq askënd.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *