• |
ide | kryesore

Deklarata injorante e Gasperini mbi racizmin ndaj Vlahovic: “Kemi lojtarë të asaj etnie si Gjimshiti”

-Instant, Sport
gasperini



Giampiero Gasperini ka folur për thirrjet raciste kundër Vlahovic në Bergamo gjatë Atalanta-Juventus. Tekniku mbajti një qëndrim shumë specifik për këtë fakt, por deklarata e tij ishte tmerrësisht e gabuar dhe fyese për Berat Gjimshitin e shqiptarët. Në fund të ndeshjes mes Atalantës dhe Juventus, Dusan Vlahovic, u bë shënjestër e thirrjeve raciste nga ultrasit e Hyjneshës.

Arbitri e ndërpreu ndeshjen për një minutë e më pas rifilloi. Këtu erdhi hakmarrja e Vlahovic, që në minutën e 95′ shënoi golin e 0-2 përfundimtar. Serbi kishte marrë ofendime të ngjashme nga tifozët bergamask edhe dy vite më parë te Fiorentina. Pas ndeshjes ishte radha e trajnerëve për të komentuar atë që ndodhi në minutat e fundit. Ndërsa Allegri e kritikoi këtë fakt pa bërë përjashtime, Gasperini ka dashur të mbrojë tifozët e tij.

KOMENTI I GASPERINI

Duke folur për Sky, Gasperini tha: “Dënim për thirrjet diskriminuese ndaj Vlahovic? Po, absolutisht. Por duhet theksuar se nga Atalanta ka shumë lojtarë të asaj etnie si Gjimshiti e Pasalic. E kështu duhet edhe të diferencojmë gjërat. Ndonjëherë, fyerjet ndodhin për një arsye tjetër. Duhet të bëjmë dallimin mes racizmit dhe vrazhdësisë”.

Për të shpjeguar këtë deklaratë të pavend, Gasperini vazhdoi duke thënë: “Fyerje është edhe kur të thonë “bir i kur*ës” ose “copë m*ti”. Duhet dalluar nëse një fyerje u drejtohet individit apo është një fyerje raciste. Nëse është racizëm, do t’i referohej edhe shumë lojtarëve që janë këtu, por nuk është kështu”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *