• |
ide | kryesore

Erion Veliaj pa regji qendrore/ Ngec para Klodi Lalës, e kthen në personale

Arkiva, Lajme, Të fundit
Erion



Erion Velisë i kanë mjaftuar vetëm pak sekonda në një ballafaqim live me gazetarët, për të treguar raportin e tij të vërtetë me mediat. Duke dalë nga SPAK, ku kishte shkuar për të paditur Sali Berishën për shpifje, Veliaj u detyrua të ndalej para mediave që po prisnin për një prononcim të tij. Por këtë herë pa regji qendrore dhe pa montazhierët e bashkisë.

I pamësuar me dalje të vërteta përpara gazetarëve, por vetëm me kronika të parapërgatitura dhe takime të mbyllura për mediat që përçohen nga stafi i tij, Veliaj e humbi toruan menjëherë sapo iu bë një pyetje fare normale nga gazetarja Klodi Lala. I habitur që gazetarët mund të bëjnë edhe pyetje të paporositura dhe i gjendur para kamerave që këtë herë nuk ishin të stafit të tij, Veliaj dështoi të japë një përgjigje dhe menjëherë shfaqi nervozisëm përballë gazetares. Raporti i tij i vërtetë me median doli në pah duke e shndërruar përgjigjen ndaj një pyetje normale, në një batutë personale me Lalën. Pa e fshehur dot arrogancën dhe bezdinë nga një ballafaqim disa sekondash pa regji qendrore, ai dëshmoi se është i aftë të komunikojë me mediat vetëm me mesazhe të parafabrikuara, përndryshe mbetet si peshku pa ujë.

Klodiana Lala: Veliaj, Prokuroria ka çështje që lidhen me Ndragheta, ku thuhet se mafiozët kishin kontakt me Bashkinë e Tiranës, a do vini të përballeni me prokurorinë?

Veliaj: Do vij gjithmonë, e kemi sqaruar, s’kemi pasur asnjë kontakt. Në dallim nga Berisha nuk trembem. Një njeri që gënjen dhe shpif, është njeri që i përket të së kaluarës. Dhe një herë, pyetja juaj ishte a vij për çdo çështje.

Klodiana Lala: A keni një qëndrim thashë?

Veliaj: Po ju nuk jeni prokurore, kur të jeni do vij të flas me ju. 

Kjo replikë e shkurtër, vetëm me një pyetje, e detyroi Veliajn të sillet ndaj gazetares ashtu siç ai është në të vërtetë. Në të njëjtën kohë dëshmoi paaftësinë e kryetarit të Bashkisë për të komunikuar diçka që nuk është e parapërgatitur. Veliaj kishte shkuar në SPAK, pesë ditë para mbylljes së fushatës, me qëllimin e qartë për të sajuar një “duel” mes tij dhe Berishës dhe për ta propaganduar veten si një politikan që respekton të vërtetën dhe ligjin. Pyetja e Klodi Lalës ia turbulloi mesazhin e planifikuar dhe përmendja e inceneratorëve dhe Ndraghetas e detyroi të ikë duke konfirmuar mungesën e respektit ndaj komunikimit të vërtetë me publikun nëpërmjet mediave.

Dhe, në fund, duke dashur të shfaqet edhe si batutaxhi, tentoi të kopjojë Edi Ramën me një batutë bajate. “Të fala Saliut”, u tha gazetarëve me një shprehje të theksuar të aseksualitetit politik. Imagjinoni nëse Erion Veliaj do të komunikonte pa regji qëndrore dhe me takime të hapura për gazetarët, falsiteti i tij do të bëhej epik. ©Lapsi.al



14 Comments

  1. Ky eshte popull pa dinjitet qe i pelqen shtypja, perdhunimi ne kuptim figurativ! Ky popull e ka bere KM me 10 miluarde euro pasuri dhe 3 miliarde euro i ka ky “gjel” i shfryre ne Bashki! Ky popull qe ka luftuar me pushtues te frikshem, tashme s’ka burra vetem injorante qorra qe votojne hajdutat me te paskrupullt ne historine e Shqiperise! Po si ore nuk keni inat qe ca s’po ju ben drogaxhiu dhe ky homo, po hidheni voten kunder tyre sa jeni ne kohe se po ju trajtojne si te mbaruar! A keni me gjak apo jo o shqiptare

  2. Demokracia qenka sistem i dhjer deri ne rreze. Me i rrezikshem se komunizmi. Tani gjasme jemi te lire dhe ne demokraci dhe ne realitet pertej velise dhe rames nuk kemi alternativa.

  3. KY Shpifesire e ka krijuar pushtetin Duke I bere tutoreve qe e zbuluan cdo pisllik qe I kerkojne ato te parit
    Paluzes SORRO PASTAJ KY JA CON PER SHERBIME ‘MASAZHE’ KRYEPARLAMENTARE TANI NUK ESHTE ME DHE ATO JA KANE SHPERBLYER ME FOTO DHE I THONE SHTYPI SHQIPTARET DHE VIDHI SE TE MBROJME NE

  4. Bytha e shkerdhyer nga Kastro Zizo tashme doli ne shesh…..

    Hahahahhahahahaahhahaha Vermelija e kryeqytetit!

  5. LAPANJOZ, TY TE KA AKUZUAR ISH BASHKEPUNTORI ITALIAN ME ZE E FIGURE, KERKO BALLAFAQIM ME TE NE KE KELLQE, POR E BEN PER POLITIKE SUL.MIN NDAJ BERISHES. KJO MASKE TASHME TE ESHTE CJERRE SEPSE BEMAT E TUA ME INCINERATORET KA BERE BUM TE MADH QE NUK KA PROKUROR QE DO MUND TE TE MBROJE.NE CFAR DO MANOVER PUSHTETI QE TE MBRON, VJEN EDHE NJE DITE QE DO JAPESH LLOGARI SI KOKE HAJDUTESH.

  6. Aspaku i Amerikës hazër fillimin e denoncimit të këtij vemjes dhe për ato çështje që është akuzuar prej vitesh hesht. Drejtësia e re që do zëvendësonte atë “të vjetrën”. Drejtësia neomoniste!!!

  7. Spaku u be thjesht qe Sorrosi dje Amerikanet te marrin drejtesine ne dore dhe tu bejne presion gjithe atyre politikaneve qe nuk.pajtohen me kolonizimin Ameriqen. SPAK mbron vetem veglat e Ameriqeneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *